Ballina Lajme Nga Rajoni Bashkësitë fetare në Maqedoni janë kundër ligjit për abort

Bashkësitë fetare në Maqedoni janë kundër ligjit për abort

SHPËRNDAJE

Bashkësitë fetare sot nëpërmes një komunikate të përbashkët shprehën qëndrimin e tyre për propozim ligjin për abort, për temën e së cilës, siç thonë, nuk iu është mundësuar që të marrin pjesë në debatin që është mbajtur në Kuvend.

“Qëndrimi i përbashkët është se propozimi ligji për abort shkel të drejtën themelore për jetë të fëmijës jo të lindur dhe legalizon marrjen me vetëdije të jetës së tyre”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Bashkësia Islame, Kisha Ortodokse-Kryepeshkopata e Ohrit, Kisha Katolike, Kisha Evangjeliste-Metodike.

Nga atje thonë se debati që u mbajti komisioni kuvendor për shëndetësi më 4 mars të këtij viti ishte “i ndaluar për përfaqësuesit e bashkësive fetare, me çka ndaj tyre u bë diskriminim, si dhe shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive të njeriut.