Ballina Aktuale Çudi se si po qëndron në këmbë ky shtet!

Çudi se si po qëndron në këmbë ky shtet!

SHPËRNDAJE

Shumë herë kemi pyetur vetën se si është mundur që ky shtet, Kosova ende po qëndron në këmbë?

Më një sistem gjyqësor të korruptuar, me shëndetësi të shkatërruar dhe arsim te degraduar në këtë shtet nuk ka shpresë. Mbi të gjitha me një klasë politike të përbër me tyliafar banditi, analfabeti, zuzari dhe krimineli është çudi se si ky shtet ende mbijeton.

Por, nuk janë vetëm këto!

Eshtë shoqëria e degraduar me mentalitet ballkaniko-lindor që nuk pranon vleratë Perëndimore, por, duan të jetojnë me rrena, mashtrime dhe me imoralitet, ku njeriun me parime dhe moral e konsiderojnë si të dobët ndëra mashtruesin dhe hajnin e ngritin lartë.

Madje adhurojnë edhe diktatorët dhe mashtruesit fetar.

Të gjithë ankohemi se jemi të papunë çka është fakt, por, fakt është edhe në momentin kur punësohemi sidomos në shtet atëhere harrojmë kur ishim të papunë dhe fillojm të vjedhim shtetin, të mos respektojm punën dhe duke keqpërdorur pozitën çfarëdo çoftë ajo.

Shteti i Kosovës, nuk po mbijeton për shkak të shqiptarëve por sepse është projekt amerikan dhe Amerika nuk pranon që projektet e tyre të dështojnë.

Se sa për shqiptarët ky shtet moti do të ishte shkatërruar!