Ballina Opinione Dali Emërllahu ndër pishtarët e arsimit shqip në Kosovë, njëri ndër intelektualët...

Dali Emërllahu ndër pishtarët e arsimit shqip në Kosovë, njëri ndër intelektualët e parë të Malësisë së Bujanocit

SHPËRNDAJE

Nga Bahtijar Kryeziu – Më 8 prill 2019 vdiq dhe u varros në varrezat e Prishtinës njëri ndër pishtarët e arsimit shqip në Kosovë, pedagogu i shquar dhe profesori shumëvjeçar universitar, prof.dr. Dali Emërllahu. Profesor Daliu ishte njëri ndër intelektualët e parë të Malësisë së Bujanocit dhe doktori i parë i kësaj ane.

Prof. dr. Dali Emërllahu (Doktor i shkencave të pedagogjisë), (1938 – 2019)

Lindi më 2 shtator 1938 në Breznicë të Bujanocit, ku edhe mori mësimet e para. Gjimnazin e ulët e kreu në Muçivërc të Dardanës (ish-Kamenicës), Shkollën Normale e mbaroi në Prishtinë (1957), ndërkaq Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë e kreu në Shkup (1963). Pas kryerjes së studimeve, një vit shkollor punoi profesor i lëndëve pedagogjike në Shkollën normale “Zenel Hajdini” të Ferizajt e pastaj, pas shërbimit ushtarak (1964-‘65), tri vjet punoi profesor në Shkollën Normale të Prishtinës. Që në vitin shkollor 1968/’69 u zgjodh ligjërues në marrëdhënie të rregullt pune në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës për lëndët mësimore: Pedagogji dhe Metodikë e edukatës politeknike. Në vitin 1974 u përparua në titullin e profesorit të shkollës së lartë pedagogjike për lëndët e përmendura.

Me hapjen e Fakultetit (Akademisë) të Arteve në UP, në vitin akademik 1974//75, u angazhua mësimdhënës edhe në këtë fakultet për lëndën Pedagogji, të cilën lëndë, përveç një pushimi të shkurtër gjatë përgatitjes së doktoratës, e ligjëroi në vazhdimësi. Gjithashtu, me themelimin e akademive pedagogjike në Prizren dhe në Gjilan, lëgjiroi lëndën e Metodikës së edukatës politeknike.

Pas miratimit të tezës së doktoratës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, më 1977, me titull: “Sendërtimet dhe perspektiva e edukatës dhe e arsimit punues e politeknik” (“Ostvarivanja i perspektive radnog i politekničkog vaspitanja i obrazovanja”, atë e mbrojti me sukses në tetor të vitit 1983.

Në konkursin e shpallur të Fakultetit të Kulturës Fizike të UP-së, më 1987, u zgjodh docentit (bashkëpunëtor i jashtëm) për lëndën e Pedagogjisë dhe në saje të konkursit të shpallur, më 1995, përparohet në titullin e profesorit inordinar (në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm) për lëndën e cekur.

Me hapjen e Fakultetit të Mësuesisë në Universitetin e Prishtinës, u zgjodh, përkatësisht u rizgjodh profesor inordinar (bashkëpunëtor i këtij fakulteti) për lëndët mësimore: Pedagogji e përgjithshme I dhe II, kurse që nga 1.10.1998 krijoi marrëdhënie të rregullt pune në këtë fakultet, ku ushtroi punën e profesorit deri në mbylljsen e atij fakulteti.

Profesor Dali Emërllahu, përveç punës në procesin edukativo-arsimor me studentë, ushtroi edhe detyra të tjera të rëndësishme shoqërore e profesionale, ndër të cilat ishte edhe zëvendësdrejtor i SHLP-së në Prishtinë (1973-1975); shef i Degës së Politeknikës (1975-1977; 1983-1987; 1993-1995); zëvendësrektor i Universitetit të Prishtinës (1989-1991); kryetar i Këshillit koordinues për mëvetësimin e Universitetit të Prishtinës (1991); zëvendësrektor i Universitetit (të mëvetësishëm me mësim në gjuhën shqipe) të Prishtinës (1991-1992); anëtar i Komisionit për reformimin e planeve e programeve mësimore në UP, prej vitit 1994; pastaj kryetar i Këshillit botues të revistës “Shkëndija” në Prishtinë; kryetar i Këshillit botues të revistës “BAT”; redaktor (në cilësinë e bashkëpunëtorit të jashtëm) për tekstet mësimore në lëmin e edukatës punuese në ETMM të Kosovës; bashkëpunëtor profesional për shumë emisione edukativo-arsimore të Radio Prishtinës dhe TV Prishtinës etj.

Profesor Emërllahu, krahas të gjitha këtyre zotimeve, si preokupim të përhershëm kishte punën profesionale – shkencore, si në botimin e mbi 200 njësive bibliografike (te “Shkëndija”, “Fjala”, “Bota e re”, “Përparimi”, “Dituria”, “Libri shkollor”, “Rilindja”, “Jedinstvo”, “Pedagogu” i Prishtinës, në “Përmbledhje punimesh” të SHLP-së të Prishtinës, të SHLP-së “Skënderbeu” të Gjilanit, në revistën “Acta kineziologica” të Fakultetit të Kulturës Fizike të UP-së etj.), ashtu edhe në botimin e disa teksteve universitare, në pjesëmarrjen me kumtesa në shumë këshillime e simpoziume shkencore të karakterit edhe ndërkombëtar, në përkthimin (nga serbokroatishtja ose edhe kroatoserbishtja) e disa veprave profesionale, në vlerësimin e disa teksteve shkollore e universitare etj., siç do të shihet më poshtë.

I. Punime profesionale – shkencore

Fëmijët e lënë pas dore, “Rilindja”, Prishtinë, 3.11.1967.
Roli i familjes në edukimin e fëmijëve, “Rilindja”, Prishtinë, l0.ll.1967.
Roli i respektit dhe i besimit në edukimin e fëmijëve, “Rilindja”, 9.2.1968.
Roli i përrallave në edukimin e fëmijëve, “Për prindërit”, Prishtinë, 1969.
Sistemi i arsimit dhe përgatitja e arsimtarëve të edukatës politeknike, “Rilindja” Prishtinë, 29.8.1970.
Arsimi permanent, “Shkëndija”, nr.4, Prishtinë , 1971.
Arsimi permanent II, “Shkëndija”, nr.5, Prishtinë, 1971.
Inovacionet në teknologjinë e arsimit, “Shkëndija”, nr.10, Prishtinë, 1971.
Inovacionet në teknologjinë e arsimit II, “Shkëndija”, nr.11, Prishtin,1971.
Nocioni i edukatës politeknike, “Shkëndija”, nr.3-4, Prishtinë, 1972.
Rëndësia dhe detyrat e edukatës politeknike I, “Shkëndija”, nr.13, Prishtinë, 1972.
Rëndësia dhe detyrat e edukatës politeknike II, “Shkëndija”, nr.16, Prishtinë, 1972.
Dr. Ante Vuksanoviq: Arsimi, prodhimi dhe kualifikimi (Obrazovanje, produktivnost i kvalifikacija), “Libri shkollor”, nr.1-2, Prishtinë, 1973 (vështrim).
Arsimi politeknik në epokën e revolucionit tekniko-shkencor (projekt kërkimor), SHLP e Prishtinës, Prishtinë, 1973.
Gjeneza dhe baza historike e edukatës dhe e arsimit punues e politeknik, “Dituria”, nr.1-2, Prishtinë, 1974.
N. K. Krupskaja mbi edukatën politeknike, “Shkëndija”, nr.8-9, Prishtinë, 1974.
Aspekte për edukatën dhe arsimin punues, “Shkëndija”, nr. 4, Prishtinë, 1974.
Përgatitja e arsimtarëve për mësim në lëmin e edukatës punuese e politeknike, “Shkendija”, nr.15, Prishtinë, 1974.
Nevoja shoqërore për hapjen e Fakultetit Pedaogjiko-Teknik (Društvena potreba za otvaranje Pedagoško-tehničkog fakulteta), “Jedinstvo”, Priština, 30.6.1975.
Nevoja shoqërore për hapjen e studimeve të shkallës së dytë për arsimtarët e edukatës politeknike, “Bota e re”, nr.11, Prishtinë, 1975.
Reforma shkollore dhe universitare, “Bota e re”, nr.14, Prishtinë, l975.
Çështja e hapjes së institucioneve të shkolllimit të lartë ndaj shoqërisë, “Bota e re”, nr.15, Prishtinë, 1975.
Aspekte të edukimit dhe arsimit të studentëve, “Bota e re”, nr.16-17, Prishtinë, 1975.
Çështja e aplikimit të koncepcionit të arsimit permanent në institucionet e shkollimit të lartë, “Bota e re”, nr.18 Prishtinë, 1975.
Çështja e zhvillimit dhe e reformimit të plan-programeve mësimore në institucionet e shkollimit të lartë universitar, “Bota e re”, nr.19, Prishtinë, 1975.
Karl Marksi mbi edukatën dhe arsimin, “Përmbledhje punimesh”, nr.1, SHLP, Prishtinë, 1975.
Puna grupore në mësimin e edukatës politeknike, “Shkëndija”, nr.5-6, Prishtinë, 1975.
Puna prodhuese dhe puna e dobishme shoqërore në shkollën tonë, “Shkëndija”, nr.17, Prishtinë, 1975.
Praktika prodhuese e nxënësve në shkollat tona, “Shkëndija”, nr.18, Prishtinë, 1975.
Edukimi punues e politeknik, “Përmbldhje punimesh “, nr.2, SHLP e Prishtinës, Prishtinë, 1975.
Reforma universitare, Edicion i “Shkëndijes”(botim i veçantë), 1976.
Aplikimi i teknologjisë bashkëkohore në institucionet e shkolllimit të lartë universitar, “Bota e re”, nr.1-2, Prishtinë, 1976.
Reforma universitare (Sendërtimi i arsimit dhe edukatës në Universitet – Tribuna e “Rilindjes”), Prishtinë, 24.1.1976.
Rëndësia pedagogjiko-politeknike e ofiçinës shkollore produktive, “Buletini” i UNESKO-së, UNESKO – UNICEF, Zhenevë, 1976.
Korelacioni mësimor imperativ pedagogjiko-shkencor, “Shkëndija”, nr. 2, Prishtinë, 1977.
Dr. Ante Vuksanoviq, Edukata intelektuale, JAZU, Zagreb, 1976 (vështrim), “Shkëndija”, nr.3, Prishtinë, 1977.
Progresi tekniko-shkencore dhe politeknicizmi, “Rilindja”, Prishtinë, 5.3.1977.
Koncepcioni bashkëkohor i politeknicizmit në mësim, “Rilindja”, Prishtinë, 20.4.1977.
Dr. Vladimir Muzhiq, Mësimi i programuar, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë, 1977 (vështrim), “Shkëdnija”, nr.1, Prishtinë, 1978.
Edukata politeknike në sistemin tonë shkollor, “Rilindja, Prishtinë, 4.3.1978.
Pikëpamjet socio-pedagogjike të Robert Ouenit, “Përmbledhje punimesh”, nr.3, SHLP e Prishtinës, Prishtinë, 1979.
Profili dhe përgatitja e kuadrove per lëmin tekniko-prodhues, “Rilindja”, Prishtinë, 21.V.1979.
Mbi arsimin dhe edukatën politeknike (fejton), “Rilindja”, Prishtinë, 16 – 19 maj 1980.
Progresi tekniko-shkencor, automatizimi, kuadrot dhe produktiviteti i punës, TV Prishtina, 1981 (qershor – korrik 1981).
Rezultatet dhe problemet në arsimin dhe përsosjen profesionale të arsimtarëve të lëmit tekniko-prodhues, “Shkëndija”, nr.12, Prishtinë, 1981.
Aspekte për edukatën sot, “Rilindja”, Prishtinë, 17.12.1983.
Mbi edukatën dhe arsimin politeknik – Puna vetëm pronë e njeriut, “Rilindja”, 16.12.1983.
Mbi edukatën dhe arsimin politeknik – Ndarja e punës në manifakturë, “Rilindja”, Prishtinë, 17.12.1983.
Mbi edukatën dhe arsimin politeknik – Si zhvillohet arsyeja dhe intelekti, “Rilindja”, Prishtinë, 18.12.1983.
Mbi edukatën dhe arsimin politeknik – Përbindshi mekanik në prodhimin industrial, “Rilindja”, Prishtinë, 19.12.1983.
Mbi eduaktën dhe arsimin politeknik – Shterpësia intelektuale dhe gjymtimi moral në prodhimin zejtar (punëtori individual), “Rilindja”, Prishtinë, 20.12.1983.
Mbi edukatën dhe arsimin politeknik – Arsimi polivalent faktor qenësor për afirmimnin e njeriut punonjës, “Rilindja”, Prishtinë, 21.12.1983.
Mbi edukatën dhe arsimin politeknik – Për një profil tërësor, politeknik të punonjësve, “Rilindja”, Prishtinë, 22.12.1983.
Mbi edukatën dhe arsimin politeknik – Gjithanshmëria faktor qenësor i afirmimit të njeriut punonjës, “Rilindja”, Prishtinë, 23.12.1983.
Edukata dhe arsimi politeknik faktor i rëndësishëm për transformimin e shoqërisë, “Rilindja”, Prishtinë, 1983.
Për politeknicizmin e shkollës, “Shkëndija”, nr.19, Prishtinë, 1984.
Vështrim global çështjes së dukatës dhe arsimit punues e politeknik, “Përparimi”, nr.6, Prishtinë, 1984.
Social-utopistët (T. Mor, T. Kampanela, R. Ouen, etj.) për edukatën dhe arsimin punues e politeknik (fejton në disa vazhdime), “Rilindja”, Prishtinë, l984.
Edukimi në aktivitetet e lira të nxënësve në shkollat e Kosovës (Konferenca Ndërkombëtare e organizuar nga OECD – CERI, më 15 – 17.10.1985, me temën “Edukata dhe arsimi në mjediset shumëkulturore”), botuar në një përmbledhje të veçantë në gjuhën angleze e serbokroate, Lubjanë, 1985.
Edukimi për punë, “Shkëndija”, nr.4, Prishtinë, 1985.
Edukimi në aktivitetet e lira të nxënësve në shkollat e Kosovës (fejton në disa vazhdime), “Rilindja”, Prishtinë, 1986.
Mundësitë për përparimin dhe avancimin e funksionit edukativ të shkollës, “Shkëndija”, nr.7, Prishtinë, 1986.
Aspektet për edukatën dhe arsimin, “Rilindja”, Prishtinë, 5.4.l986.
Bazueshmëria tekniko-teknologjike e programit dhe koncepcionit bashkëkohor të edukatës dhe arsimit punues e politeknik, “Pedagogu”, nr.2, Prishtinë, l986.
Disa aspekte të edukatës dhe arsimit punues e politeknik (ekspoze e paraqitur me rastin e mbrojtjes së doktoranturës), “Pedagogu”, nr.3, Prishtinë, l987.
Programi dhe koncepcioni bashkëkohor i edukatës dhe arsimit punues e politeknik, “Përmbledhje punimesh”, nr.1, SHLP “Skënderbeu” e Gjilanit, Gjilan, l987.
Progresi tekniko-shekncor dhe arsimi, “Rilindja”, Prishtinë, l2.12.l987.
Reforma universitere II, “Shkëndija”, nr.19, Prishtinë, 1992.
Reforma universitare III, “Shkëndija”, nr.20, Prishtinë, 1992.
Universiteti, perspektiva jonë – Reforma universitare I, “Shkëndija”, nr.18, Prishtinë, 1992.
Pa arsim nuk ka edukatë kombëtare (Aspekte për edukimin e patriotizmit shqiptar), “Shkëndija”, nr.1, Prishtinë, 1994.
Riaktualizimi i koncepcionit të arsimit permanent, “Shkëndija”, nr.2, Prishtinë, 1994.
Organizimi bashkëkohor i mësimit në lëmin e edukimit punues, “Shkëndija”, nr.4, Prishtinë, 1994.
Fakulteti i mësuesisë imperativ pedagogjiko-shkencor, “Shkëndija”, Prishtinë, shtator 1995.
Edukata punuese sot, “Shkëndija”, Prishtinë, (numri jubilar 25 vjet të revistës “Shkëndija”), Prishtinë, 1996.
Nevoja shoqërore për avancimin e studimeve në Degën e politeknikës, “Bota e re”, Prishtinë, qershor 1996.
Edukata fizike (trajtesë monografike), “Acta kineziologica”, nr.1, Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Prishtinës, Prishtinë, 1998.
Nocioni i edukatës, “Përmbledhje punimesh” (numri jubilar 40 vjet të SHLP në Prishtinë), Prishtinë, 1998.
Edukimi punues në projektet pedagogjike të Revolucionit Qytetar Francez, “Shkëndija”, Prishtinë, nëntor 1998.
Edukata dhe kultura, “Fjala”, Prishtinë, korrik 1998.
Edukata dhe shoqëria, “Shkëndija”, Prishtinë, shtator 1998.
Universaliteti i edukatës, “Shkëndija”, Prishtinë, mars 2000.

II. Tekste universitare

Medodika e edukatës politeknike (dispensë për studentë të SHLP – Dega e Politeknikës), SHLP e Prishtinës, Prishtinë, 1973.
Metodika e edukatës politeknike (doracak për arsimtarë dhe studentë të SHLP-së – Dega e Pedagogjisë), ETMM të Kosovës, Prishtinë, 1975.
Metodika e edukatës punuese e politeknike, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1988.
Praktikum metodik nga lëmi i edukimit punues, SHLP e Prishtinës, Prishtinë, 1996.
Metodika e edukimit punues, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997.
Bazat e metodikës së punës edukative, Fakulteti i Mësuesisë i UP-së, Prishtinë,1998.
Estetika (dorëshkrim që së shpejti duhet të dalë nga shtypi).

III. Pjesëmarrja me kumtesa në tubime profesionale – shkencore

Rezultatet dhe problemet në arsimin dhe përsosjen profesionale të arsimtarëve të lëmit politeknik në Kosovë (Simpoziumi shkencor jugosllav, me temë pune për EAPP), Zrenjanin, 1981.
Aktivitetet e lira të nxënësve me karakter tekniko-punues, në programin dhe koncepcionin bashkëkohor të EAPP (Këshillimi shkencor jugosllav), Prizren, 13.6.1982.
Edukimi në aktivitetet e lira të nxënësve në shkollat e Kosovës (Konferenca Ndërkombëtare me temën “Edukata dhe arsimi në mjediset shumëkulturore”, organizuar nga OECD-CERI), Lubjanë, 15 – 17.10.1985.
Mundësitë e përparimit të funksionit edukativ të shkollës (Takimet X të Arsimtarëve të Kosovës), Prishtinë, më 29.1.1986.
Aspektet për mundësitë e përparimit të funksionit edukativ të shkollës (Këshillimi shkencor jugosllav: “Praktika dhe mundësitë e përparimit të funksionit edukativ të shkollës dhe shoqërisë”), Zarë (Kroaci), 1986.
Vendi, roli dhe rëndësia e edukatës dhe e arsimit punues e politeknik në epokën e revolucionit tekniko-shkencor (Simpoziumi shkencor jugosllav: “Ardhmëria dhe arsimi”), Zrenjanin, mars 1988.etj.

IV. Përkthime

R. Teodosiq – R. Niçkoviq, Pedagogjia, ETMM i Beogradit, Prishtinë, 1965 (nga serbokroatishtja).
Dr. Vladimir Muzhiq, Mësimi i programuar, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1975 (nga kroatoserbishtja) etj.

Emri i profesor Dali Emërllahut mbetet i skalitur, si recensues, edhe në i disa libra shkollorë e tekste universitare, si:

Tajar Hatipi, Abetare për të rritur, ETMM i Beogradit, Prishtinë, 1968.
Riza Zhubi, Numratore për ciklin e ulët të shkollës fillore, ETMM i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1970.
B. Dyla, Metodika e punës me dhjetshën e parë, ETMM i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1971.
Rexhep Hoxha, Guxo (Libër leximi për klasën e parë të shkollës fillore), ETMM i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1975.
Mr. Rexhep Berisha, Arsimi teknik për klasën VI të shkollës fillore, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1987.
Riza Brada, Dituri natyre e shoqërie për klasën III të shkollës fillore, ETMM i KSA të Kosovës, Prishtinë, 1977.
Nazmi Zeka, Isak Simnica, Edukata punuese e politeknike për klasën V të shkollës fillore, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1977.
Isa Hajrullahu, Edukata punuese e politeknike për klasën VI të shkollës fillore, ETMM të Kosovës, Prishtinë, 1979.
Riza Brada, Dituri natyre e shoqërie për klasën I të shkollës fillore, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1979.
Isak Simnica – Nazmi Zeka, Edukimi dhe arsimi punues e politeknik për klasën VIII të shkollës fillore, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 1979.

Vështruar nga ky prizëm, i botimit të kaq punimeve profesionale – shkencore dhe të një numri punimesh, polemikash, intervistash, emisionesh profesionale në Radio Prishtinë, në TV etj., që kanë mbetur pa u përfshirë këtu, shihet se “prof. dr. Dali Emërllahu, mbetet njëri ndër pedagogët më prodhimtar dhe i një profili të shkencëtarit të mirëfilltë ndër ne. Punimet dhe veprat e tij shquhen, si për nga cilësia e tyre, qasja shkencore e interdisiplinare, ashtu edhe për nga ana civilizuese e kombëtare. Me krijimtarinë e tij profesionale – shkencore, madje në disa fusha ka arritur edhe rezultate të pakontestueshme e të nivelit shumë të lartë, jo vetëm për mjedisin tonë shkencor” – shprehej anëtarët e Komisionit recensues (më 1998), në referatin për zgjedhjen e tij në titullin e profesorit inordinar në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit të Prishtinës.
Deri me rastin e ndarjes nga kjo botë, profesor Daliu jetoi dhe veproi në Prishtinë.
Me ndarjen e tij nga kjo botë, shkenca shqiptare në përgjithësi, e ajo pedagogjike në veçanti, humbën një studiues pasionant dhe jo lehtë të zëvendësueshëm./rajonipress/