Ballina Lajme Nga Vendi Gjendet trupi i pajetë i Florijana Ismailit

Gjendet trupi i pajetë i Florijana Ismailit

SHPËRNDAJE

Zhytësit e zjarrfikësve kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare, me origjinë nga Presheva, Florijana Ismaili.

Gjetja, ashtu siç raporton Corriere di Como – u zhvillua në një zonë shumë të thellë të liqenit, jo shumë larg nga vendi ku u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso. Trupi ishte në një thellësi prej 204 metrash, shkruan albinfo.ch

Në internet dhe në mediat sociale, ofertat e ndihmës janë shumëfishuar në orët e fundit, si dhe shprehjet e ngushëllimit ndaj familjes së 24-vjeçares, përcjell tutje albinfo.ch.

Po ashtu edhe redaksia e Jetapress-it, i shpreh ngushëllime familjes Ismaili nga Presheva dhe gjithë shqiptarëve  për këtë dhembje të madhe./Jetapress/