Ballina Aktuale Ursula von der Leyen emërohet presidente e Komisionit Evropian

Ursula von der Leyen emërohet presidente e Komisionit Evropian

SHPËRNDAJE

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, është zgjedhur për të pasuar Jean-Claude Juncker dhe për të udhëhequr Komisionin Evropian, pas negociatave maratonë midis udhëheqësve të BE-së, raporton “Euronews”, transmeton zeri.info

Këshilli Evropian, i cili përbëhet nga të gjithë 28 liderët e BE-së, emëroi Von der Leyen në ditën e tretë të bisedimeve rraskapitëse. Asaj do t’i bashkohet Charles Michel si president i Këshillit Evropian; Josep Borrell Fontelles si shef i politikës së jashtme të BE-së dhe Christine Lagarde për të udhëhequr Bankën Qendrore Evropiane.

Emërimi i Von der Leyen do të siguronte që top-pozitat e BE-së të jenë nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, grupi politik i qendrës së djathtë, që mori më së shumti vota në zgjedhjet evropiane të majit. Por mbetet për t’u parë nëse Parlamenti Evropian do të përqafojë një politikan që nuk është “Spitzenkandidat”.

Parlamenti Evropian duhet të miratojë emërimin e Von der Leyen me një shumicë absolute, e cila është gjysma e deputetëve ekzistues, plus një. Nëse Von der Leyen nuk merr mbështetjen e shumicës sipas nevojës, atëherë liderët e BE-së brenda Këshillit Evropian do të duhet të propozojnë një kandidat tjetër brenda një muaji./Zeri