Ballina Aktuale ‘Mashtrimet’ e BE-së, ky është paralajmërimi i rëndë për Kosovën

‘Mashtrimet’ e BE-së, ky është paralajmërimi i rëndë për Kosovën

SHPËRNDAJE

Bazuar në situatën nëpër të cilën po kalojnë tani shtetet e Ballkanit, pas lojës që BE-ja e luajti me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke mos ju dhënë marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, analistët politikë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe proceseve integruese, kërkojnë qeverisa e re e Kosovës, të tregohet shumë më e kujdesshme në procesin e rifillimit të bisedimeve me Serbinë, për të mos nxituar të lëshohet në kompromise mashtruese të imponuara nga Bashkimi Evropian.

“Mirëfilli dihet se BE asnjëherë nuk ka pasur qasje të unifikuar në raport me shtetet e rajonit. Brukseli zyrtar nuk i ka ndjerë si pjesë të saj Prishtinën, Tiranën, Shkupin, Sarajevën, Beogradin e Podgoricën. Edhe tani kur nuk arritën ti çelin negociatat Tirana e Shkupi, BE-ja dëshmojë se është në krizë”, tha Maloku për “Kosova Sot Online”.

Bazuar në situatën nëpër të cilën po kalojnë tani shtetet e Ballkanit, pas lojës që BE-ja e luajti me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke mos ju dhënë marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, analistët politikë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe proceseve integruese, kërkojnë qeverisa e re e Kosovës, të tregohet shumë më e kujdesshme në procesin e rifillimit të bisedimeve me Serbinë, për të mos nxituar të lëshohet në kompromise mashtruese të imponuara nga Bashkimi Evropian.

Pasiqë, sipas analistëve Kosova tani e ka një përvojë të hidhur, testin e parë që kishte me premtimin për liberalizimin e vizave dhe demarkimin e kufirit me Malin e Zi, por që pas këtij veprimi të përmbushur nga ana e Kosovës, përsëri ky proces është future në rrugë pa krye dhe nuk po i dihet fundi.

Lidhur me këtë situatë, për “Kosova Sot Online” ka folur njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, analisti politik, Albinot Maloku.

Maloku ka thënë për “Kosova Sot Online” se para se të thuhet se çfarë qasje duhet të ketë Republika e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, e posaçërisht dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE, duhet të pasur parasysh dhe shpjeguar gjendjen brenda vetë BE-së dhe raportit të saj karshi të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, e që sipas Malokut e ka thënë edhe eksperti i njohur Bodo Veber vite më parë, se Ballkani Perëndimor kurrë nuk ka qenë prioritet i BE-së.

Këtu sipas Malokut duhet pasur kujdes edhe në qasjen e vendeve të Ballkanit karshi disa kërkesave që vijnë nga BE-ja.

“Bashkimi Evropian, jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet e rajonit, më shumë ka qenë çorientim sesa orientim i zgjidhjes së problemeve të cilat i kanë rrymuar këto vende. Edhe vet Bashkimi Evropian është duke u përballur me kriza të njëpasnjëshme dhe në raport me shtetet e rajonit tonë nuk ka konkretizuar asnjë rrugëtim të qartë. Prej konferencës BE-Ballkani Perëndimor të nisur në vitin 2000 e deri tek këto iniciativat e Gjermanisë, e njohur si VB6, nuk kanë prodhuar asnjë efekt i cili do të mund të vlerësohej si rrugëtim real i shteteve të Ballkanit drejt euro-integrimeve. Mirëfilli dihet se BE asnjëherë nuk ka pasur qasje të unifikuar në raport me shtetet e rajonit. Brukseli zyrtar nuk i ka ndjerë si pjesë të saj Prishtinën, Tiranën, Shkupin, Sarajevën, Beogradin e Podgoricën. Edhe tani kur nuk arritën ti çelin negociatat Tirana e Shkupi, BE-ja dëshmojë se është në krizë. Nuk duhet fajësuar në asnjë mënyrë presidentin Macron. Ai që në krye të herës kishte treguar se cili është angazhimi i tij në raport me krijesën e quajtur Bashkimi Evropian. Reforma e rregullim i BE-së, ky ishte premtimi”, tha Maloku për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Republika e Kosovës e cila ka një dialog të menaxhuar nga BE me Serbinë, duhet të ndjek hapat veç të proklamuar edhe nga kandidati për Kryeministër, Albin Kurti i cili është zotuar dhe po e mbron parimin e vlerësimit paraprak te zbatimit dhe efekteve që kanë pasur marrëveshjet e nënshkruara deri më tani me Serbinë, e të ndërmjetësuara nga BE- në cilësinë e lehtësuesit dhe të garantuesit të zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

“Të rishikohen marrëveshjet e bëra deri më tani, Serbisë ti prezantohet fatura e dëmeve të të gjitha llojeve të shkaktuara gjatë luftës së Kosovës, me theks të veçantë dhe të konkretizohet një datë finale nga e cila do të mund të kishim një përmbyllje de jure e de fakto të llojit aktual të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa sa i përket punëve e angazhimeve të brendshme të shteti të Kosovës, Qeveria të mos bëjë asgjë si pasoj e kushteve të vendosura nga BE, por aspirata e qëllimi kryesor të jetë nevoja e interesi i qytetarit dhe shtetit të Kosovës. BE ka probleme me veten e vet dhe kjo duhet mirëkuptuar edhe nga Kosova, mirë nuk i falët në asnjë mënyrë Kosovës të sillet me mos respekt ndaj vetës së vet”, tha Maloku për Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Maloku, ngushëllimi i prodhuar nga Aleksandër Soros, se BE pas mos çeljes së negociatave me Tiranën e Shkupin tregoi për dozë albanofobie brenda Bashkimit Evropian, është tjetër veç se një broçkull pa shije.

“Këto e ngushëllime tjera të ngjashme u ndihmojnë garniturave qeverisëse shqiptare të kriminalizuara, e që i kanë gërryer dinjitetin shqiptarëve me nepotizma politik e familjar e korrupsion të niveleve infektuese, e për pasojë para botës e kanë prezantuar shoqërinë shqiptare si kriminale, kurse brenda nesh thonë se të tjerët kanë albanofobi, se ne jemi të mirë. BE është në probleme të veta, e ne duhet ti kthehemi vetës pa e gënjyer për asgjë”, përfundoi njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku për “Kosova Sot Online”.SHPËRNDAJE.