Ballina Aktuale 21 VJET NGA EKSODI NË TËRNOC TË MADH TË LUGINËS SË PRESHEVËS

21 VJET NGA EKSODI NË TËRNOC TË MADH TË LUGINËS SË PRESHEVËS

SHPËRNDAJE
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Kujtesa historike

 

Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga lufta e fundit e vitit 1999 në Kosovë, ngjarjet e asaj kohe akoma i mbajnë të freskëta kujtimet për ato ditë të rënda edhe për popullin e Tërnocit me rrethinë, të cilët pa dëshirën e tyre dhunshëm u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre me urdhër të forcave ushtarake serbe.

Edhe tani kur jemi në këto kohë të rënda si pasojë e pandemisë së Koronavirusit, që po i shkakton njerëzimit vdekje të panumërta, nuk i harrojmë ato ngjarje sa të hidhura po aq krenare për tërnocasit, të cilët arritën me sakrificë t’i mbrojnë vatrat e tyre stërgjyshore.

Më 23 prill të vitit 1999, gjatë luftës së Kosovës dhe bombardimeve të NATO-së ndaj ish Jugosllavisë, këtë fshat e kishin bastisur forcat ushtarake serbe, duke i detyruar mbi 6000 banorë të fshatit, por edhe të zhvendosurit, apo “refugjatë” të ardhur nga zonat e luftës në Kosovë dhe i kishin detyruar t’i lëshonin shtëpitë e tyre dhe të dislokohen mbi në kodrën mbi fshat.

Pleqtë, burra, gra, të rinj, fëmijë e të sëmurë i kishin mbajtur për disa orë në shi dhe në ftohët për ta bastisur fshatin për kinse gjetjen e armëve, njëherësh duke pritur urdhrin nga lartë se çfarë duhet bërë me ta.

Ky ishte një skenarë i tyre për eksod të pakuptimtë, një tmerr mbi popullatën nga ushtria serbe. Kjo ishte një ditë trishtimi për fshatarët e Tërnocit, por dhe njerëzve të zhvendosur nga Kosova dhe ishte me shumë të panjohura për fatin e tyre. Po ashtu, kjo ishte një skenarë se çfarë kishte zier pushteti i atëhershëm i Millosheviqit për fatin e Luginës së Preshevës. Edhe pse nga Lugina kishte një largim të konsiderueshëm banorësh të saj drejt Maqedonisë, gjysma e tyre që kishin mbetur jetonin me ankth për të nesërmen e tyre.

Këtij ankthi, padyshim ia kishte shtuar edhe më shumë dita e 24 prillit, kur ushtria serbe kishte përgatitur sihariqin tjetër, atë të dërgimit të ftesave ushtarake ndaj të rinjve shqiptarë për mobilizimit ushtarak.

Ky ishte një provokim i rëndë i atij pushteti, kurse ankthi sa ishte shtuar edhe më shumë. Tërnocasit duhet të kujtojnë këto dy data historike të vuajtjes së tyre por edhe institucionet e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës duhet të shënojnë këto dita në kalendarin historik të tyre. E kaluara nuk guxon të harrohet, po u harruan këto vuajtje atëherë ripërsëritja e tyre është e pashmangshme.

Njeriu, që më shumë se kushdo tjetër është i lidhur me këto ngjarje, është një personazh i gjallë i këtyre rrëfimeve reale, nëpër të cilat ai kaloi pa u përkulur fare. E ai është Nexhmedin Saqipi, që në ato periudha ishte kryetar i KBI-së në Bujanoc, Imam në Ternoc, kryetr i klubit të Boksit “ Tërnoci” dhe gazetar, i cili u bëri ballë duke u sfiduar atyre ngjarjeve edhe si udhëheqës i të mobilizuarve të dhunshëm./ Nga Jetapress/