Home Aktuale Saqipi: Heqja e masave të jashtëzakonshme, kthim drejt normalitetit në Luginën e...

Saqipi: Heqja e masave të jashtëzakonshme, kthim drejt normalitetit në Luginën e Preshevës

240
SHARE

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, ka përshëndetur shfuqizimin gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi, të vendosur për shkak të Korona virusit, duke e vlerësuar një hap pozitiv drejt kthimit të jetës normale në Luginë të Preshevë dhe më gjerë.

Myftiu Saqipi, falënderon imamët dhe qytetarët në përgjithësi, të cilët i kanë respektuar këshillat dhe masat e ndërmarra kundër, një virusi të rrezikshëm, i cili mori jetën e qindra mijëra njerëzve në botë.

Duke i falënderuar, kujdesit dhe maturisë së qytetarëve, në Luginë të Preshevës, thekson Myftiu Saqipi,  kemi të shënuar pak raste me virusin Kovid – 19, që është një sukses në betejën e përgjithshme kundër kësaj pandemie botërore.

Megjithatë, sipas Myftiut Saqipi, xhamitë gjatë kësaj kohe nuk kanë qenë të mbyllura ato kanë funksionuar së bashku me imamët, të cilët jashtë objekteve fetare, nuk i kanë shkëputur lidhjet me xhematin, duke treguar një shembull të mirë të mirësjelljes dhe solidaritetit, në bashkëpunim me organet kompetente të institucioneve komunale dhe qendrore.

Tani, me largimin e masave të jashtëzakonshme, thekson Myftiu Saqipi, dalëngadalë kthehet normaliteti edhe në jetën fetare në këto hapësira, duke pasur gjithnjë durim dhe kujdes deri në zhdukjen e plotë të këtij virusi, thuhen në mesazhin përshëndetës të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Jetapress.