Ballina Aktuale Trump reagon sërish për marrëveshjen, i përgjigjet gazetarit që kishte përcjellur luftën...

Trump reagon sërish për marrëveshjen, i përgjigjet gazetarit që kishte përcjellur luftën në Kosovë

SHPËRNDAJE

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, edhe njëherë ka lëshuar një reagim për marrëveshjen e arritur dje në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Kësaj radhe ai nuk ka shkruar për përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje, por ka falënderuar një gazetar që më herët punonte në CNN, dhe i cili e ka cilësuar këtë marrëveshje si një arritje të jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.

Gazetarit të cilit i është përgjigjur Trump, Tim Wieland kishte raportuar për luftën në Kosovë.

“Kur kam punuar në CNN, me muaj të tërë kam mbuluar konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe përfundimin e luftës së Kosovës. Kjo ishte para 22 vitesh. E jashtëzakonshme që ky hap për bashkëpunim ekonomik është ndërmarrë, dekada më vonë”, ka shkruar ai.

E Trump i është përgjigjur duke e falënderuar, “Faleminderit”. /Lajmi.net/