Ballina Aktuale Netanyahu uron komunitetin hebre në Kosovë për Vitin e Ri

Netanyahu uron komunitetin hebre në Kosovë për Vitin e Ri

SHPËRNDAJE

Kjo ngjarje është organizuar për nderë të Vitit të Ri hebraik ku edhe pritej videomesazhi nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Por, në vend të videomesazhit, është publikuar vetëm një letër nga Netanyahu, i cili uron komunitetin hebre në Kosovë për këtë festë, raporton Zeri.info

Image

” Të dashur miq! Ju dërgoj përshëndetje të ngrohta “Rosh Hashanah” të gjithë juve në Prishtinë. Në këtë Vit të Ri, ju shtrij dorën time në miqësi me popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit midis Izraelit dhe Kosovës mund të na ndihmojnë në nisjen e një epoke të re nga e cila do të përfitojnë të dy popujt. Unë jam i bindur se ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë që ne ta realizojmë këtë I vlerësoj thellësisht përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit hebre të Kosovës për të na afruar”, thuhet në letrën e Netanyahut.

Në nderë të kësaj feste, për një fjalim rasti ka dalë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se populli shqiptar shtatë dekada më parë i ka qëndruar pranë popullit hebraik për t’i shpëtuar ata nga shfarosja, teksa theksoi se nuk ka popull që i kupton më mirë vuajtjet se ai i Kosovës dhe Izraelilt.

“Historia e dëshmon që për një kohë të gjatë, por në veçanti shtatë dekada më parë gjithë shqiptarët i qëndruan pranë popullit hebraik për t’i shpëtuar ata nga shfarosja. Para 20 vjetësh gjatë luftës në Kosovë kur populli i Kosovës po rrezikohej nga shfarosja, ishte pikërisht Izraeli dhe shtetet tjera që i dolën në krah. S’ka dy popuj që i kuptojnë vuajtjet më mirë e më shumë sesa populli ynë në Kosovë dhe ai në Izrael”, tha ajo.

Ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti në fjalimin e tij ka thënë se së shpejti do t’i vendosin marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelilt.

Image

Në këtë festim foli edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se miqësia e Kosovës me Izraelin po forcohet çdo ditë e më shumë.

“Sivjet kjo festë është edhe më e madhe sepse vjen së bashku me lajmin e shumëpritur për njohje reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit me këtë miqësia jonë historike, tradicionale, aktuale dhe e përjetshme mes dy popujve tanë po forcohet çdo ditë e më tepër, ndërtohet urë e fuqishme e komunikimit dhe bashkëpunimit institucional dhe gjitha sferat e jetës shoqërore”, përfundoi Thaçi./Zëri