Ballina Lajme Nga Rajoni Janjiq: Zyra e asistencës për Luginën vetëm me lejen e Beogradit

Janjiq: Zyra e asistencës për Luginën vetëm me lejen e Beogradit

SHPËRNDAJE

Fakti është që nëse Serbia mund të kujdeset dhe të jetë në kontakt me serbët në Kosovë, atëherë mndet edhe Kosova kur bëhet fjalë për shqiptarët në Luginën e Preshevës – tha Dusan Janjic, drejtor i Forumit për Marrëdhëniet Etnike në përgjigje të një pyetjeje si e komenton vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga tre ditë më parë, për themelimin e Zyrës për ofrimin e ndihmës për qytetarët e Luginës së Preshevës, percjell presheva.com.

Zyra do të funksionojë brenda zyrës së kryeministrit dhe do të sigurojë mbështetje për qytetarët që jetojnë në rajonin e Luginës së Preshevës.

“Përmes kësaj zyre, bazuar në legjislacionin aktual, Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të marrë masat e nevojshme për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës në fushën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë”, tha qeveria e Kosovës në një deklaratë.

Zyra do të merret me çështje të tjera që nuk janë të shënuara në këtë vendim, por që paraqiten si kërkesa dhe nevoja të mundshme të qytetarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Dushan Janjiq përsërit se kjo zyrë mund të hapet vetëm me miratimin e autoriteteve në Beograd.

– Fakti që autoritetet në Prishtinë komunikojnë në nivelin zyrtar dhe kanë kontakte zyrtare me shqiptarët në Luginën e Preshevës është sigurisht pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë. E përsëris që kjo nuk do të ishte e mundur pa miratimin dhe pëlqimin e Qeverisë së Serbisë. Të pyesësh qeverinë e Kosovës për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, ashtu si qeveria serbe pyet për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, është pjesë e një marrëveshje paralele – thekson Janjic për gazetën tonë.

Ai konkludon se kjo nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, por diçka që ka një shtrirje më të gjerë./presheva.com/