Ballina Religjioni BASHKËSIA ISLAME PËR PRESHEVË BUJANOC DHE MEDVEGJË SHTRON DREKË PËR BASHKËATDHETARËT

BASHKËSIA ISLAME PËR PRESHEVË BUJANOC DHE MEDVEGJË SHTRON DREKË PËR BASHKËATDHETARËT

SHPËRNDAJE

Për qytetarët e Luginës së Preshevës, xhematin, besimtarët, bashkësinë islame sot ishte një ditë e veçantë. Ishim të nderuar që patëm rastin të jemi si bashkësi islame mikëpritës të bashkëatdhetarëve tanë me punë të përkohshme në mërgim.

Bashkësia islame ishte e nderuar me pjesëmarrjen e më shumë se njëqind bashkëatdhetarëve në drekën e shtruarenkas për ta.

Arkatari i Këshillit z. Mumin ef. Tahir në cilësinë e moderatorit musafirëve iudëshiroj mirëseardhje dhe e shpalli të hapur programin modest të paraparë me rastin e kësaj dreke.Programi u çel me fjalët e lexuar nga Kur’ani Fisnik prej hfz. Bylent ef. Jakupit.

Më pastaj me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua kryetari i Bashkësisë Islame mr. Nexhmedin ef. Ademi. Ai me këtë rast falënderoi nga zemra për kontributin historik të diasporës shqiptare për lirinë e popullit shqiptar, për ndihmën familjarëve tanë për ta mbajtur gjallë ekonominë familjare në vendlindje si dhe angazhimin tani e tutje për investimin në projekte edukativo arsimore për ruajtjen e vlerave tradicionale: kombëtare dhe fetare, gjuha, tradita, zakonet, familjen etj.

Kryetari z. Ademi para të pranishmëve paraqiti projektin e vakëfit për nevojat e ambienteve të reja të bashkësisë islame. Projekt që misionin e bashkësisë islame do ta ngritë në nivele tjera me departmentet përkatëse; të gruas, rinisë, mediave dhe informacionit me të gjithë infrastrukturën përcjellëse deri te themelimi i medie televizive, web tv etj.

Ai porositi se nēn moton: “e mira e organizuar do ta mund të keqën e organizuar”, bashkësia islame tërë aktivitetin e vet institucional do ta vendos në shërbim të forcimit të identitetit fetar dhe nacional të shqiptarëve autokton të këtyre trojeve si një trung i pandashëm i ndërsjellë.

Ne do të vazhdojmë të shërbehemi me aktivitetin tonë dallues, konceptualisht në shërbim të idesë: autentike, autoktone dhe autonome. Aktivitet i cili e minimizon ndërhyrjen e Sanxhakut, Beogradit duke ruajtur fuqishëm lidhjen me autoritetin burimor të vlerave islame dhe nacionale me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai i bëri thirrje gjithë bashkëatdhetarëve, njerëzve të vullnetit të mirë, humanistëve, altruistëve, bëmirësve të ofrojnë mbështetjen e tyre morale e materiale që bashkarisht ta realizojmë këtë projekt të rëndësishëm për Luginën e Preshevës.

Bashkësia Islame ka vendosur që të blejē një vakuf në qendër të Preshevës për nevojat e veta, përballë postës së qytetit. Lokali ka hapësirë 350 m². Metri katrorë kushton 600 euro.

Shërbimi për informim pranë Bashkësisë Islame në Preshevë.