Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur nga kancelarja Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit me vendet e Ballkanit.
Kryeministria bën me dije se në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu mësohet se kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverise shqiptare për raportin e Komisionit Evropian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.
Kryeministri Rama e ka falënderuar Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Ne takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve./TCh/