Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë do t’i propozojë Qeverisë serbe që të shqyrtojë “të gjitha masat që do të mund të zbatohen kundër ish-diplomatit amerikan, William Walker”.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i ka dhënë këto deklarata pasi Walker u shpreh se e ka planin për bashkimin e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora.
“Ajo që Serbia mund të bëjë është që t’i ndalojë hyrjen në këtë vend”, ka thënë ai.
Walker në janar 1999 pasi masakrën e Reçakët e ka cilësuar krim kundër njerëzimit dhe ka bërë përgjegjësi Serbinë për këtë, ishte shpallur persona non grata nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.