I nominuar për kryeministër dhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj , ka votuar në Shkollën e Mjekësisë“ Ali Sokoli”, me që rast iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të votojnë dhe të vendosin vet për fatin e tyre.
“Sot iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë, vota ka rëndësi, ky vendim i sotëm e ka rëndësinë e vet katër vite të shfrytëzojnë votën vetë…Fitorja më e madhe është që të gjithë qytetarët sot vendosin për veten, për fatin e vet, dhe iu bëjë thirrje të gjithëve me dal me votu me vendos për fatin e vet”, tha ai.
I pyetur se a do ta pranojnë rezultatin çfarëdo që është, Haradinaj tha se gjithsesi që do ta pranoj rezultatin cili do që është, sepse qytetari është ai që vendos sovranin.
“Gjithsesi që po, i ftojë të gjithë qytetarët që të votojë, sot është] qytetari ai që e vendos sovranin”, tha ai