Me rastin e ditës së shtetësisë së Kuvajtit, në Ambasadën e këtij shteti, të akredituar në Beograd, ishte i pranishëm edhe një delegacion nga kreu i lartë i BIPBM-së, të prirë nga Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi.
Në këtë ceremoni të lartë festive përveç personelit të Ambasadës së Kuvajtit, merrnin pjesë kreu diplomatik e shtetëror i Serbisë, qeveritar të ndryshëm e ambasadorë të shumtë të shteteve të ndryshme të akredituara në Beograd, si dhe kryetari dhe sekretari i BIPBM-së Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi dhe Refik Memeti
“ Sipas myftiut, të gjitha këto përpjekje e vizita, rajonale dhe me karakter ndërkombetarë, qëllimi i vetëm është për ti bindur faktorin rajonal ndërkombëtarë që Lugina, mos të harrohet, dhe të ndihmohet e të vizitohet me qëllim për të investuar si vend specifik dhe më i rrezikuar në Ballkan”. Gjithashtu, Jetapress, mëson se për çdo vjet BIPBM, merr ftesë zyrtare për tu bashkuar në shënimin solemn të ditës së shtetësisë së shtetit të Kuvajtit, në Ambasadën e akredituar në Beograd./jetapress/