Tony Bellew ka dalë sërish triumfues përballë David Haye duke e mposhtur me nokaut pas pesë raundesh në O2 Arena të Londrës.
Raundi 1: Haye dhuroi disa goditje, ndërsa Bellew e humbi baraspeshën dhe menjëherë i mbeti një shenjë nën sy. Sidoqoftë, arriti ta përfundonte mirë raundin e parë.
Raundi 2: Bellew filloi të kundërsulmojë, mirëpo Haye u tregua i kujdesshëm dhe priste momentin për ta ndëshkuar, por kundërshtari lëvizte me shpejtësi.
Raundi 3: Ishte momenti i Bellew, i cili e rrëzoi dy herë Hayen.
Raundi 4: 37-vjeçari Haye përpiqej të rikthehej, mirëpo Bellew u shmangej goditjeve të tij dhe jepte goditje direkte. David e humbi baraspeshën që dukej të ishte sërish pasojë e këmbës së lënduar.
Raundi 5: Haye nuk u bëri ballë goditjeve të Bellew. Tony e rrëzoi për të tretën herë dhe gjithçka mori fund.
Pas lëndimeve të shumta, David Haye ishte kthyer në kërkim të majave të boksit botëror, mirëpo duket se ky do të jetë fundi për karrierën e tij.
Me shumë mundësi, 37-vjeçari do të pensionohet pas këtij meçi. /Telegrafi/