Lajm ekskluziv
Një grup gazetarësh nga Bujanoci dhe Presheva, të dielën e 13 majit, në një takim të përbashkët promovuan regjistrimin e Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, për rajonin e Luginës së Preshevës.
Një nismë e tillë ka qenë e kahershme, për rolin dhe rëndësinë e një organizimi të tillë, e cili prej kohësh i ka munguar Luginës së Preshevës.
Grupi i gazetarëve nga Bujanoci dhe Presheva ranë dakord, që këtë shoqatë gazetarësh me emrin simbolik “Etika”, fillimisht, ta drejtoj gazetarja me përvojë nga Presheva, Arditë Behluli, në cilësinë e drejtoreshës.
Në ditët në vijim, më detajisht, do të njoftohen për misionin e Shoqatës së Gazetarëve “Etika”, gazetarët e Luginës së Preshevës dhe ata jashtë këtij rajoni, e cila për bazë do të ketë promovimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe profesionale, njofton Jetapress.