Daniele De Rossi do të gjobitet nga Komisioni i Disiplinës së Ligës Italiane të Futbollit, si pasojë e shiritit, që ka mbajtur në ndeshjen kundër Torino, ku Roma e tij fitoi 1-0.
Drejtuesit e Serie A kanë vendosur që të gjithë kapitenët, gjatë këtij sezoni, do të kenë një shirit të ngjashëm, ku është edhe logo e kampionatit italian.
De Rossi u bë i pari që e mohoi këtë rregull dhe luaji me një shirit të kuq, atë që preferon vetë, dhe nuk vuri shiritin e dhënë nga Liga e Futbollit.
Nuk dihet përse mesfushori i Roma e ka bërë këtë veprim, megjithatë shumë shpejt do të merren masa ndaj tij.