Ballina Lajme Nga Vendi BIPMB: Në takim me Agjencinë për zhvillim “TIKA”

BIPMB: Në takim me Agjencinë për zhvillim “TIKA”

SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me prof. Lulzim Miftari, si dhe krerët institucionalë të Komunës së Preshevës, zv/ kryetari Xhelal Memeti dhe Mensur Morina, kryetari i organizatës “LIZA”, ishin në një takim pune te koordinatori i Agjencisë për zhvillim “TIKA” nga Turqia në Beograd.

Qëllimi i këtij takimi në Beograd, ishte koordinimi i punëve të përbashkëta rreth realizimit të projekteve kapitale në rajonin e Luginës së Preshevës, nga ana e Agjencisë “Tika”, e njohur për investime  kapitale në rajon.

Siç mëson jetapress, delegacioni preshevar ka vizituar edhe Xhaminë në qytetin e Nishit, dikur qendër Islamike në serbi.

Vlen të theksohet se vitin e kaluar, po i njëjti delegacion preshevar, ka vizituar donatorë të ndryshëm në Turqi, duke zhvilluar madje takim të sinqertë edhe me presidentin turk Erdogan, në joshjen e donatorëve për investime në Luginën e Preshevës, njofton jetapress.