Ballina Aktuale E VËRTETA Pse po “bashkohen” partitë e Luginës për Beograd?

E VËRTETA Pse po “bashkohen” partitë e Luginës për Beograd?

SHPËRNDAJE

Nga Kimi Selimi


Mjaft mo me përralla e premtime boshe patriotike! Kur partitë tona “bashkohen” me t’madhe për me vrapu drejt Parlamentit n’Beograd, interesi nuk osht populli, po paratë e majme që shteti ia jep çdo deputeti e partie.
Ja shifrat e sakta n’muaj që po ia fshehin këtij populli.
Për Deputetin Rreth 157,000 dinarë (1,330 € NETO n’muaj) rrogë dhe paushal direkt n’xhep t’tij.
Për Partinë / Koalicionin Rreth 850,000 deri 1,000,000 dinarë (7,200 € deri 8,500 € ÇDO MUAJ) direkt n’llogari t’partisë!
Katër pyetje për partitë tona n’Luginë

  1. Patriotizëm a biznes? Ky bashkimi i sekondës t’fundit bëhet vetëm për me kalu pragun e mos me i humb këto mijëra euro, jo që u djeg barku për naj strategji kombëtare.
  2. Ku po shkojnë krejt këto para? Ku po treten mbi 7 mijë euro çdo muaj? Pse s’po hapet një zyre juridike falas me i mbrojt qytetarët që po u pasivizohen adresat?
  3. Komoditeti n’Beograd. Mjaftohen me fjalime t’nxehta sa për me bë “shou” e video n’Facebook, e n’anën tjetër i marrin rregullisht paret prej atij sistemi që vet e kritikojnë.
  4. Populli harrohet Derisa qytetari i thjeshtë përballet me papunësi e varfëri dhe po detyrohet me ia mësy gurbetit, elita politike e ka siguru një biznes mjaft fitimprurës.
    Ky osht “sekreti” i madh: Bashkohen për financa n’emër t’kombit, ku populli merr vetëm premtime, e partitë mijëra euro See less