Ballina Opinione ISLAMI KULTIVON PAQE

ISLAMI KULTIVON PAQE

SHPËRNDAJE

 Nga Nexhmedin Saqipi

 

“ O ju që besuat, hyni në Islamin ( paqen ) të tërësishëm, e mos ndiqni  rrugën  e djallit, sepse ai është armik  i juaj i hapët”. (kur’an)

 

Ftesa nga Kombet e bashkuar për të marrë pjesë në integrimin e shoqërive demokratike dhe për të kultivuar  “ Kulturën e Paqes “ , pa dyshim është ndër të arriturat më të larta të vetëdijes njerëzore, si dhe progresit të civilizimit bashkohor. Që njerëzit të jetojnë në mes veti me kultur të paqes, dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare, nacionale  dhe racore.

 Nëse besojmë që nëpërmes  sistemit  demokratik,  pluralizmit politik, lirësë së drejtave të njeriut, integrimi në shoqëri moderne janë proçese të cilët  mund ta garantojnë paqen dhe stabilitetin në  botë. Feja është  shtylla kryesore e cila i krijon kushte njeriut  për të mbjellur në mesin e popujve filozofinë e paqes, tolerancës, dialogut, mirëkuptimit dhe afrimit.

 

ISLAMI  KULTIVON PAQE

Allahu xh.sh. e ka krijuar gjithësinë në emër të paqes së vërtetë, Gjithashtu , besimi në Zotin e Lartëmadhëruar- në Njëshmërinë e Tij dhe se Ai është Krijuesi  dhe Zoti i të gjithëve, se Ai është rregulluesi  i çdo çështjeje në krijesë, dhe se vetëm Ai posedon përsosmëritë e larta. Ai është i Gjithëdijshëm, i Urtë, Mëshirues e Mëshirëbërës, Bujar e i Mirë, Furnizues dhe i Butë, Sundues i përgjithshëm dhe Gjikatës  apsolut,

Në Kur anin famëlartë thuhet “ O ju që besuat, hyni në Islamin ( paqen ) të tërësishëm, e mos ndiqni  rrugën  e djallit, sepse ai është armik  i juaj i hapët.”

Kur ani famëlartë e cilëson paqen e cila harmonizohet me gjithësinë. Në Paqe me Zotin, njeriun, gjallesat dhe natyrën.

Nga emrat  e bukur të Allahut fuqiplotë është edhe emri  „ Es-selam „ ( Paqedhënësi ).

Xhenneti  është selam ( paqe ) dhe quhet  „ Daru- s – Selam „ vendi i paqes.

Përshëndetja  e besimtarit në këtë botë dhe në botën tjetër është selami, kur besimtari takohet me besimtarin, i thotë:“ Es-selamu alejkum( paqa e Zotit qoftë mby ju)“, ai obligohet ti përgjigjet me : „ Ve alejkumu-s-selam ( edhe mbi ju qoftë paqa ) „.

Ndërsa në botën tjetër, ditën kur e takojnë besimtarët  Zotin, përshëndetja e tyre është SELAM.

Në mesin e myslimanëve është i përhapur emri  „ Abdu- Selam ( Rob i Paqedhënësit ).

Myslimanët janë të përgatitur që gjithmonë të pranojnë dhe t i përgjigjen thirrjes  për paqe,

E në  qoftë se ata anojnë për paqe, atëherë edhe ti ano kah ajo, dhe mbështetu në All-llahun, se me të vërtetë Ai është i gjithëdijshëm dhe dëgjues.“

Zbritja e Kur anit ndaj Muhamed a.s.vazhdoi për një periudhë prej 23 vjetësh. Gjatë 13 vjetëve të parë të kësaj periudhe, muslimanët jetonin si pakicë, nën një qeverisje pagane në Mekë dhe ishin të detyruar të ballafaqoheshin me shtypjen. Shumë muslimanë u diskriminuan, u dhunuan, u torturuan, madje u vranë. Shtëpitë dhe pronat u rrënuan e u grabitën. Megjithatë, muslimanët vazhduan t’i jetojnë pa kaluar në dhunë dhe gjithmonë u bënë thirrje paganëve për paqe.

Ata, të rrahur e të plagosur vinin te i Dërguari i All-llahut dhe i thonin:“ O i dërguari i Zotit, na lejo që të marrim armët e ta mbrojmë  veten tonë“, ndërsa ai u përgjigjte :“ Mosni ( ndaleni veten tuaj nga armët- mos ngritni duart e juaja  ndaj tyre), mos bëni një gjë të tillë dhe faleni namazin. „

Kur shtypja e paganëve u bë tërësisht e padurueshme, myslimanët u shpërngulën në qytetin e  Medines. Aty ata do të vendosnin qeverisjen e tyre në një mjedis më të lirë dhe më miqësor. Edhe pasi ata vendosën rendin e tyre, kjo nuk i shtyu aspak ata që të rrëmbenin armët kundër paganëve të Mekes.