Ballina Opinione DIALOGU DHE MOSZGJATJA E DORËS SË PAJTIMIT NEN HIJEN E INJORANCES

DIALOGU DHE MOSZGJATJA E DORËS SË PAJTIMIT NEN HIJEN E INJORANCES

SHPËRNDAJE

Nga Nexhmedin Saqipi

 

Armiqësia e fqinjësore me shekuj në Ballkan, ecja gjatë proceseve të sistemeve të kaluara  të bazuara në dhunë,  flijimi i pakuptimtë  në emër të idealeve  dhe aspiratave gjallëzore, pranimi i përgjegjësive pavetëdije,  mosguximi i pranimit të realitetit, mospendimi nga gabimet  e udhëheqësve të cilët popullin e kan futur në humnerë, moszgjatja e dorës së pajtimit, mosgatishmëria e kthimit  të mirëbesimit në mes veti si dhe mosvendosja për një të ardhme të sigurtë. Pastaj, ende po ekziston verbëria e nacionalizmit dhe urrejtjes së ushtruar me shekuj, popujt ende nuk po vetëdisohen që  po udhëheqen me kriminalitet të organizuar  politik e institucional, se disa grupe brenda shoqërisë mund të pasurohen dhe të fitojnë në kurriz  të popujve në emër të fesë, patriotizmit, politikës dhe shtetit, këto dukuri antinjerëzore ende të pashëruara në shoqërit tona të cilat trunbetojmë, kinse  mbështesin proceset demokratike, ndërkoh,  inelektualët, njerëzit e  mirë, puntorët institucional, si të mjerë, të nënshtruar nga frika për të ballafaquar me realitetin.

Popujt e Ballkanit edhe më tej nuk po kan dëshirë që me vullnet të mirë ta pranojnë realitetin e ri, si dhe nuk po kanë dëshirë që ta kuptojnë se përçfar jan përcaktuar, për integrime  apo për dezintegrime, për paqe apo për ngatërresa, për të mirën apo për të keqën. Do të isha shumë i kënaqur sikur të kishim pranuar se kemi gabuar ndaj njëri tjetrit dhe se ka ardhur koha që të pendohemi para Zotit, ndërkombëtarëve dhe  popujve.

Mos vallë, aq lehtë mund të harrohen ato viktima të pafajshme, ato masakra, fyerje, nënçmime, dhunime, plaçkitje, vuajtje. Gjithashtu, duke luftuar njeri tjetrin pamëshirshëm, edhe atë në emër të integritetit, sovranitetit  të shtetit të bazuar në parimet e rezulutave  ndërkombëtare.

 Mendoj, se duhet të organizohemi e të institucionalizohemi në emër të integrimeve, për zhdukjen e faktorëve të brendshëm e të jashtëm, të cilët e njollosin identitetin e lartë të njeriut, dhe  çrrënjosjen e elementeve që stacionojnë  civilizimin, kulturën dhe progresivitetin, këto vese që e stagnojnë rikthimin e autoritetit, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore.