Ballina Lajme Nga Bota Emigrantët turq fillojnë votimin për referendumin që mund t’ia shtojë pushtetin Erdoganit

Emigrantët turq fillojnë votimin për referendumin që mund t’ia shtojë pushtetin Erdoganit

SHPËRNDAJE

Qytetarët turq që jetojnë jashtë vendit kanë filluar sot votimin për referendumin e 16 prillit të Turqisë, i cili mund t’ia shtojë pushtetin presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Votimi ka filluar sot në aeroporte dhe porta kufitare në Turqi, si dhe në misionet diplomatike turke në disa vende evropiane, transmeton Express.

Ndryshimet e propozuara nga Qeveria që po votohen do t’i japin pushtet ekzekutiv presidencës, si dhe do ta shfuqizojnë postin e kryeministrit.

Erdogani, i cili për një kohë të gjatë ka bërë presion për këto ndryshime, insiston se një presidencë më e fortë do të çojë drejt prosperitetit më të madh. Por, kritikët druajnë se ndryshimet do t’ia japin shumë pushtet Erdoganit pa balance dhe kontrolle.

Afro 3 milionë turq jashtë shtetit janë të ligjshëm për të votuar – gati gjysma e tyre në Gjermani./Express/