Ballina Aktuale Teologu katolik zviceran: Muhamedi është udhëzues i vërtetë në rrugën e shpëtimit

Teologu katolik zviceran: Muhamedi është udhëzues i vërtetë në rrugën e shpëtimit

SHPËRNDAJE

Teologu bashkëkohor zviceran Dr. Hans Küng, i cili, ndër të tjera, është i njohur për pretendimet dhe bindjet e tij se Isa a.s., (Jezusi) ishte vetëm një njeri dhe Pejgamber i zgjedhur, për Pejgamberin e fundit, Muhamedin (s.a.v.s.) thotë:

“Muhamedi është i dërguar o Zotit në kuptimin e vërtetë të fjalës. Dhe ne nuk mund të mohojë se Muhamedi është udhëzues i vërtetë në rrugën e shpëtimit.”

Ajo çfarë e karakterizon jetën e Pejgamberit të Zotit, Muhamedit, është fakti se historia na ka ruajtur komplet jetën e tij, biografinë dhe të gjitha karakteristikat e tij, dhe se në jetën dhe biografinë e tij nuk ka asnjë të panjohura dhe dykuptimësi. Ky është fakt i njohur dhe i konfirmuar nga shumë historianë perëndimorë. Kështu, historiani britanik Arnold Toynbee, thotë: “Ata që duan të studiojnë biografinë e shkëlqyer të Profetit Muhamed, do të gjejnë shumë shkrime dhe dokumente që nuk mund të gjenden te asnjë profet tjetër i Zotit.”/ jetapress/