Ballina Sport Masar Saqipi: Kur vazhdimisht punon, sukseset nuk mungojnë!

Masar Saqipi: Kur vazhdimisht punon, sukseset nuk mungojnë!

SHPËRNDAJE

Sport

Portret sportistësh të dalluar

 

Nga Luginës së Preshevës, përkatësisht Tërnoci, një nga vendbanimet më të mëdha shqiptare në rajon, kanë dalë sportistë profilesh të ndryshme, që ka në bërë emër e kanë arritur karrierë, duke i kapërcyer kufijtë lokalë brenda dhe jashtë shtetit, me të cilët krenohet jo vetëm vendlindja e tyre e dashur, por edhe Kosova dhe gjithë shqiptaria.

Njëri nga këta sportistë të rinj entuziastë dhe shumë kreativ, është djaloshi 22 viçar, Masar Saqipi, i cili akoma pa i mbushur 18 vjeç, filloi të merret me sport, një fushë e veprimtarisë së tij njerëzore, nga e cila arriti të mësoj shumë njohuri dhe shkathtësi sportive.

Masari, aktualisht punon në Prishtinë, në fitnesin Gett Fit, në ekipin e përbashkët me Xhevdet Lepajën, kampionin e shumëfishtë në bodybuilding, si dhe një trajner i shkëlqyer dhe shumë motivues. Ai, së bashku me vëllain e tij Kujtim Lepaja, një kampion i shumëfishtë në bodybuilding dhe peshëngritje, po përgatiten për garat në Spanjë, gara këto me karakter botëror, nga të cilat ata presin suksese meritore.

Masar Saqipi, falënderon të gjithë ata që e përkrahën, e mbështetën dhe e ndihmuan në këtë rrugëtim sportive, e motivuan dhe e stimuluan të jetë pjesë e garave, që në ardhmen e mba shpresa se me aktivitete dhe angazhime maksimale, nuk do t’i mungojnë sukseset, në mënyrë që vendit të tij t’i sjell shumë fitore.

Masari, punon me klientë personalë dhe deri më tani është i kënaqur me pjesëmarrjen e tyre, të arriturat dhe sukseset.

Është e vërtet se në këtë punë lypset angazhim dhe koncentrim maksimal, në mënyrë që klienti të ndihet mirë dhe t’i ndjej ushtrimet me koncentrim gjatë ekzekutimit. Ai, gjithashtu, punon edhe dieta online për dobësim dhe shtim peshe.

Lidhur me këtë sport, Masari, e pranon se sfidat janë shumë të vështira, por kur punon njeriu me shpirt e zemër, të gjitha i tejkalon.

Për fund, mesazhi i Masarit, ka karakter sugjerimi për të gjithë ata që nuk merren me sport, pa hezitim të fillojnë të angazhohen në këtë drejtim, nëse dëshirojnë të kenë trup të shëndosh si dhe të kursehen nga ushqimet me kalori të tepruara. Nuk ka thënë kot një filozof: “Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë!”

Vlen të ceket se Masar Saqipi, këtë ndjesi për sport e ka të trashëguar nga të parët e tij. Familja Saqipi, në Tërnoc, Kosovë dhe perëndim, ka dhënë emra me nam në fushën e sportit dhe muzikës, njofton jetapress.