Ballina Lajme Nga Vendi Kosova mbushë jubilarin e parë, lugina e Preshevës e harruar

Kosova mbushë jubilarin e parë, lugina e Preshevës e harruar

SHPËRNDAJE

Kosova mbushi jubilarin e parë, Shqiperia mbi një shekull shtet lugina e Preshevës e harruar sikur asnjëhere me parë. Shpalljes së pavarsisë së Kosevës me 17 shkurt 2008 iu gëzua cdo shqipetarë e posaqërisht shqipëtarët e luginës së Preshevës. Kosova për dhjetë vite nuk arriti asgjë të bëje për gjendjen politike e ekonomike për luginën e Preshevës, ashtu sikur nuk arriti të i konulidoj institucionet e veta.

Kur Kosova bëhej gati të shpallë pavarsinë e sajë, shqiptarët e luginës mezi e pritnin të ndodhë, pasi që mendonin se do të jenë edhe më të sigurtë, pasi që pranë vetës kanë dy shtete që do e ngrehin zërin dhe do ti kërkojnë të drejtat elementare për shqiptarët e luginës së Preshevës të garantuara me konventa ndërkombëtare as më shumë e as më pak se sa ato të serbëve të Kosovës.

Kosova për dhjetë vite negocioi me Serbinë me theks te veqantë për të drejtat e serbëve të Kosovës, kurse për luginën e Preshevës asnjëherë nuk ngriti zërin edhe pse në këto dhjetë vite Lugina përjetoi situate të ndryshme me arrestime te ish ushtarve të UCPMB-së, pasiguri dhe me një gjendje ekonomike total të izoluar te lënë në mëshirën e fatit.

Sot lugina e Preshevës po zbrazet në mënyrë të heshtur, rinia e ardhmja e vendit po merr rrugen e migrimit për një jetë më të mirë për në europ kurse politikanët tanë të mbetur vetëm me premtime boshe, ndërsa, dy shtete shqiptarë vetëm se e shikojn zbrazjen e luginës.

Një kohë flitej per kthimin e malesisë së Bujanocit dhe malesinë e Karadakut, shtrohet pytja se si do ta kthejmë në tërsi luginën nga nje shpërngulje masovike e rinisë të cilët ja kanë mësy Perendimit.

Kjo është një luftë speciale e Serbisë që dinë dhe vazhdon ta luaj në luginë.

Lugina e Preshevës vazhdon të mbes me shpresë se një ditë do ta ketë fatin e trajtimit sikur serbët e Koseovës.

Urime Kosovë 1O vjetori I shtetesisë

Mr. Bejtulla Bejtullai