Ballina Lajme Nga Vendi QËNDRONI QËNDRON PËR NJË VIZITË PUNE NË BUJANOC

QËNDRONI QËNDRON PËR NJË VIZITË PUNE NË BUJANOC

SHPËRNDAJE

Të premten e 2 marsit, një delegacion nga Komuna e Kamenicës, në krye me  kryetarin Qëndron Kastrati, vizitoi Bujanocin.

Delegacionin nga Kamenica, në rezidencën e tij e priti kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjithashtu, në këtë takim të përbashkët midis udhëheqjes komunale të Kamenicës dhe Bujanocit, merrte pjesë edhe përfaqësuesi i zyrës së ndërlidhjes nga Kosova në Beograd, Valdet Sadiku.

Qëllimi i këtij takimi ndërkomunal e rajonal, ishte hulumtimi i strategjive të përbashkëta mes dy komunave kufitare Kosovë-Serbi, për të thither fonde nga Bashkimi Evropian.

“Është kënaqësi e veçantë që sot të kemi për vizitë komplet drejtuesit e Kamenicës, që le për të kuptuar se jemi duke tentuar që të vendosim bashkëpunim strategjik me Komunën e Kamenicës, përkundër që këto dy komuna gjenden në situata jo të favorshme” – u shpreh kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në konferencën për gazetarë.

I këtij mendimi ishte edhe kryetari nga Kamenica, Qëndron Kastrati, i cili një vizitë të tillë e vlerësoi lartë duke shtuaera se, kjo vizitë do t’i shërbej për këmbimin e përvojave të mira për këto dy komuna ndërkufitare.

“Kjo është vizita e parë e Komunës së Kamenicës, që po e realizojmë jashtë kufijve të Kosovës. Shpresojmë se do të shkëmbejmë ide për projektet e përbashkëta që bashkërisht të aplikojnë në konkurset e ndryshme” – theksoji mes tjerash, kryetari Kastrati.

Jetapress, mëson se në vazhdën e këtyre takimeve të përbashkëta, së shpejti një delegacion nga Komuna e Bujanocit, do ta vizitoj Kamenicën./jetapress/