Ballina Opinione Inflacioni sfidë për fitoren e Erdoganit

Inflacioni sfidë për fitoren e Erdoganit

SHPËRNDAJE

Shkruan: Sherif Ramabaja

 

Në mediat gjermane temat mbi Turqinë janë gjithnjë prezente. Kjo lidhet jo vetëm me atë se në Gjermani jetojnë mbi 4 Milion turq, po edhe për atë se Turqia synon të jetë pjesë e EU-së. Përplasjet EU – Turqi u intensifikuan pas përpjkjeve të puçit të dështuar ushtarak dhe masave ndëshkuese që Erdogani ndërmori ndaj një pjese të popullit të vetë. Kjo çoi në polarizimin e shoqërisë turke dhe ashpërsimin e raporteve perëndim – Turqi, ngase vlerat dhe të drejtat e njeriut dhunoheshin brutalisht. Turqia dhe presidenti Erdogan mendonte se EU- ja është rigoroze ndaj Turqisë dhe nga mllefi filloi të largohet nga rruga Evropiane duke e ashpërsuar kursin ndaj perendimit. Shtetet kryesore të EU -së siq ishin Gjermania, Franca dhe Anglia duke parë sjelljet e Turqisë u treguan të papërfillshme ndaj saj dhe kishe përshtypjen se beheshin gjithnjë më rigoroz ndaj saj. Kjo bëri që edhe Turqia t`i afrohet Rusisë dhe dhe ta intensifikoi ndikimin e saj në Ballkan. Në të njejtën kohë filloi ndërhyrjet në Siri për ta penguar themelimin e shtetit kurd, nga frika se mund të shtrihej edhe brenda Turqisë. Erdogani me veprimet e tij u identifikua gjithnjë e më shumë si autokrat dhe diktator, si dhe personalitet që gjason gjithnjë e më shumë me Putinin.

Pak javë përpara datës së planifikuar të zgjedhjeve, statistikat në Ankara konfirmojnë atë që populli i Turqisë ka kohë që e ndien në portofolin e tyre. Çmimet po rriten ndjeshëm dhe lira po humb gjithnjë e më shumë në vlerë. Inflacioni sipas zyrës së statistikave në Ankara është rritur ndjeshëm dhe në maj norma e rritjes ishte 12,2% . Ekspertët e lidhin rritjen e inflacionit me rënjen e lirë që përjetoi lira turke javët e fundit. Ajo në këmbim me dollarin dhe euron pësoi zhvleftësim të madh. Nëse ky trend vazhdon, ekonomistët presin tendenca negative për ekonominë turke. Për pasojat e tilla presidenti Erdogan mban një përgjegjësi të madhe.

Në pranverë, në një deklaratë të tij, ai tha se në rast të fitores në zgjedhjet e proklamuara, do ta vëj nën kontrollin e tij bankën qendrore. Pra vëzhguesit e vërejtën rrezikun e pavarësisë së bankës qendrore turke. Besushmëria e politikës monetare turke u trondit masivisht.

E gjithë kjo në prag të zgjedhjeve të mëdha turke

Presidenti Erdogan sipas analistëve i kishte caktuar zgjedhjet e parakohshme me shpresë se ekonomia kishte sondazhe të një rritje të madhe. Prandaj edhe ishte i sigurt në fitoren e tij. Ai e dinte se inflacioni ishte i lartë dhe një rritje dhe tendencë e besueshme ekonomike nuk do të qëndroi gjatë. Ky ishte edhe shkaku që i caktoi zgjedhjet e parakohshme, po llogaritë si duket nuk po i dalin ashtu si i ka bërë. Për herë të parë në Turqi, Parlamenti dhe presidenti do të zgjidhen me 24 qershor. Sipas sondazheve, ekonomia e shtetit është tema që më së shumti ka të bëjë me votuesit. Erdogani inflacionin dhe rënjen e lirë të monedhës turke, lirës, i sheh si një konspiracion perendimor.