Ballina Lajme VIDEO – THAÇI INSISTON NË KORRIGJIM KUFIRI

VIDEO – THAÇI INSISTON NË KORRIGJIM KUFIRI

SHPËRNDAJE

Presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe një herë lidhur me korrigjimin e kufirit dhe idenë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Thaçi tha se kjo nuk nënkupton ndarje të Kosovës e as shkëmbim territoresh por korrigjim të kufirit, ndërsa ka vlerësuar se koha e luftës ka kaluar. Duke folur për dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi tha se procesi i dialogut është jashtëzakonisht i vështirë ndërsa mundësitë për të arritur marrëveshje me Serbinë janë minimale. Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, presidenti Thaçi tha se Asociacioni do të bëhet në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.