Ballina Lajme VIDEO – VRASJA E DYFISHTË NË GJAKOVË, KËRKOHEN MASA

VIDEO – VRASJA E DYFISHTË NË GJAKOVË, KËRKOHEN MASA

SHPËRNDAJE

Vrasja e dyfishtë që tronditi Gjakovën dhe mbarë vendin është dënuar nga familjarët e viktimave. Familjarët thonë se vrasja ka qenë e paralajmëruar, por policia ka dështuar në mbrojtjen e viktimave.

Për këtë rast ka reaguar presidenti Hashim Thaçi. Ai ka kërkuar që të merren masa ndaj neglizhuesve të rastit që çoi në vrasjen e një nëne dhe të bijës së saj në Brekoc të Gjakovës. Ndërsa Haradinaj kërkon drejtësi për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë. Për rastin kanë reaguar edhe Rrjeti i Grave të Kosovës. Ky rrjet thotë se është indinjuar nga papërgjegjësia e organeve të rendit dhe sigurisë dhe se është i shqetësuar për mosinteresimin për jetët e grave dhe vajzave në Kosovë.