Ballina Lajme LUGINA TE THAÇI PËR VIZITË!

LUGINA TE THAÇI PËR VIZITË!

SHPËRNDAJE

Sipas njoftimit zyrtar nga Kabineti i presidentit Thaçi, bëhet e ditur se sot, në ditën e hënë, të 10 shtatorit, do të organizohet një takim i presidentit të Republikës së Kosovës, me liderët e Luginës së Preshevës e më pas do të zhvillohet edhe një konferencë e përbashkët për gazetarë.

 

Ky është takimi i dytë me radhë i presidentit Thaçi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, pas vënies në qarkullim të idesë për korrigjimin e kufijve dhe mundësin ëe bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, pjesë e pandashme e së cilës kanë qenë gjatë historisë.

 

Lajmi për këtë takim, i cili vjen në momentet më të furishme politike e diplomatike, që po zhvillohen ne veri të Kosovës dhe po zien nga brenda në Luginë të Preshevës, po kalon pa ndonjë publicitet medial në Luginë të Preshevës.

 

Si do që të jetë nga ky takim Liderët politikë e institucionalë nga Lugina e Preshevës, nuk duhet të dalin të ndarë e të përçarë në mendime dhe propozime, të cilat, si kurrë njëherë më parë, duhet të reflektojnë unitet dhe pozitivitet karshi idesë për korrigjimin e kufijve, si një nga opsionet më të drejta dhe më të qëndrueshme për zgjidhjen e statusit politik të kësaj krahine shqiptare.

 

Në këtë drejtim, nga partitë në pushtet dhe ato opozitare në Kosovë, nuk duhet të vijnë zëra për përçarjen edhe ashtu të ndarë e të parcializuar të liderëve të Luginës së Preshevës, rreth idesë së presidentit Thaçi rreth korrigjimit të kufijve, opsion ky, i cili, gjithnjë po gjen përkrahjen e popullatës shqiptare në këtë rajon.

 

Duke i parë parasysh zërat politikë që vijnë nga Prishtina dhe Beogradi “për” dhe “kundër” idesë së presidentit Thaçi për korrim të kufijve, liderët e Luginës së Preshevës, duhet ta tregojnë veten si një grusht, ashtu siç e kanë treguar vetën pararendësit e tyre në Referendum, luftë, marrëveshje, deklarata etj, njofton jetapress.