Ballina Aktuale NË RAPORTIN E PARLAMENTIT EUROPIAN PËR SERBINË EDHE KORIGJIMI I KUFIJVE

NË RAPORTIN E PARLAMENTIT EUROPIAN PËR SERBINË EDHE KORIGJIMI I KUFIJVE

SHPËRNDAJE

Raportuesi i Parlamentit Evropian, David McAllister ka krijuar një raport për Serbinë me 239 amendamente .

Parlamenti Evropian sot pritet të fillojë krijimin e një teksti të raportit për Serbinë, që pritet të përfshijë edhe një amendament të kompromisit në lidhje me korrigjimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, raporton “Tanjug”.

“Çfarëdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme përderisa ekziston pajtimi i të dyja palëve dhe parasheh stabilitetin e rajonit dhe të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në tekst.

Në mesin e këtyre rëndësi të veçantë ka amendamenti i kompromisit me numrin rendor 25, që ka të bëjë me debatin rreth korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, dukepërfshirë edhe temën e shkëmbimit të territoreve.

Në fillim të tekstit i cili mund të hyjë si version final i raportimit të Parlamentit Evropian për Serbinë, por edhe për Kosovën përmendet “e kaluara multietnike e Kosovës dhe Serbisë” si dhe fakti se “shtetet homogjene etnike nuk duhet të jenë cak”, transmeton Jetapress