Ballina Sport GSP e sfidon McGregorin: Eja dhe lufto kundër meje, llafazan!

GSP e sfidon McGregorin: Eja dhe lufto kundër meje, llafazan!

SHPËRNDAJE

Georges St-Pierre dëshiron ta zhvillojë edhe një meç para se t’i japë fund përfundimisht karrierës së tij. Për këtë meç, ai i ka kërkuar që të luftojë kundër irlandezit, Conor McGregorit.

St-Pierre e kishte zyrtarizuar në një mënyrë pensionimit e tij pasi e kishte mposhtur Michael Bispingun dhe ishte bërë kampion i dyfishtë botëror, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai tani ka bërë të ditur se dëshiron të kthehet edhe një herë në kafazin tetëkëndësh e këtë herë, trajneri Freddie Roach ka bërë të ditur se ai dëshiron ta ketë një meç kundër McGregorit.

“Mendoj se ai dëshiron ta zhvillojë edhe një meç. Vetëm edhe një. Kundër djalit irlandez sepse ai e ka një gojë të madhe”, ka thënë trajneri legjendar i boksit në një intervistë të dhënë për Bloody Elbow.

St-Pierre duhet të humbë peshë për të arritur ta zhvillojë këtë meç kundër McGregorit dhe trajneri Roach ka bërë të ditur se ai tanimë e ka filluar një dietë ushqimore për ta arritur synimin e tij.

“Do ta arrijmë peshën. Goeorges është në dietë, është duke shkuar për mrekulli. Ne dëshiruam ta dëshmojmë se mundemi të garojmë në pesha më të rënda dhe e bëmë këtë. Tani duam të shkojmë te peshat më të lehta dhe të bëhemi kampionë të trefishtë”.

Përkundër pretendimin të trajnerit Roach, edhe nëse St-Pierre e fiton meçin kundër McGregorit, ai nuk do të bëhet kampion i trefishtë, pasi që titullin e UFC-së për peshat e lehta e mban Khabib Nurmagomedovi e jo McGregori. /Gazeta Express/
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/gsp-e-sfidon-mcgregorin-eja-dhe-lufto-kunder-meje-llafazan-622088/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright