Ballina Lajme Nga Vendi Konferencë shkencore : “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve të tjera”

Konferencë shkencore : “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve të tjera”

SHPËRNDAJE

Shoqata për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në  Preshevë, të cilën e drejton prof. Xhemaledin Salihu, organizon konferencën e radhës shkencore me tematikë: “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve të tjera”.

Konferenca do të mbahet, më 2 maj 2019, në Medvegjë, në të njëjtën kohë, kur do të mbahen takimet tradicionale të medvegjasëve, të vendlindjes për Ditën e 1 Majit, festës ndërkombëtare të punëtorëve.

Pjesëmarrës në Konferencë janë studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Itali, Lugina e Preshevës, diaspora, etj.

Siç mëson Jetapress, qëllimi i Konferencës është shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i veshjes shqiptare të Medvegjës dhe viseve të tjera shqiptare, ndërsa  synimi i Konferencës është botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/. Medvegja dhe viset të tjera kanë një pasuri të bollshme të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, e cila nuk është hulumtuar, studiuar , trajtuar e shqyrtuar shkencërisht sa duhet.

Andaj, qëllimi kryesor i saj është që në suaza të mundësisë, ajo të hulumtohet, studiohet, trajtohet dhe shqyrtohet me metoda shkencore, pastaj për ta përmbledhur në një libër për publikun, për të arriturat,  sidomos të Medvegjës dhe viseve tjera në këtë lëmi, të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore.

Veshja shqiptare në Medvegjë dhe viseve të tjera, pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, e përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.

BORDI i Konferencës:

1.Dr. Rovena Vata, albanologe

2.Dr. Naile Imami, albanologe

3.Xhemaledin Salihu, profesor dhe studiues

4. Muharrem Salihu, biznesmen

5.Rrahman Hyseniu, shkrimtar

Këshilli organizativ: Këshilli drejtues i SHTKK-së

VËREJTJE :

  1. Studiusit – pjesëmarrës ne Konferencë marrin pjesë edhe në Manifestimin : Takimet e Vendlindjes në Tupallë të Medvegjës,  më 1 Maj 2019, me fillim në ora 12.
  • Studiuesit nga Shqipëria, Maqedonia dhe anëtarët e Këshillit organizativ duhet të takohen në Preshevë me 1 maj 2019, në ora 8, kur edhe bëhet nisja me autobus për në Medvegjë, për të arritur në Manifestimin : Takimet e Vendlindjes në Medvegjë, më 1 maj 2019, në ora 12, për t’i përcjellur si studiues.
  • Studiuesit-pjesëmarrës dhe anëtarët e Këshillit organizativ mbesin në Medvegjë, ku është siguruar vendosja e tyre, deri të nesërmen, më 2 maj 2019, për në  Konferencë.
  • Në kuadër të Konferencës do të organizohen edhe aktivitete përcjellëse kulturore.

Koha e paraqitjes së temës/abstrakti/ dhe punimi për Konferencë dorëzohet deri më 20 prill 2019.

Tema e punimit : 8 deri 20 faqe, në radhorin 12 /Times në Roman/.

Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta

Hartimi, publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet më 25 prill 2019.

Kontakti:

  1. Xhemaledin Salihu, tel. 017.660-676 dhe 063 87 71 423

E-mail adresa : shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin_s@hotmail.com,

xhemaledin47@gmail/ njofton Jetapress