Ballina Opinione Masakra e osmanëve ndaj shqiptarëve në Manastir!

Masakra e osmanëve ndaj shqiptarëve në Manastir!

SHPËRNDAJE

Kuvendi i shqiptarëve i mbajtur në Berat më 1825 për çlirimin e Shqipërisë ishte një tronditje për Perandorinë Osmane, prandaj Mehmet Reshit Pasha i frikësuar nga Kuvend i Beratit dhe i revoltuar nga Greqia që tashmë kishte shkuar drejtë pavarësisë më 1821-1829, ku luftën për çlirimin e Greqisë kryesisht e kishin bërë arvanitët me komandantët e tyre në udhëheqje siç ishin: Kolo Kotroni, Marko Boçari, Bubulina, Ali Flamaku e shumë të tjerë, Mehmet Reshit Pasha bëri për shqiptarët një plan mashtrues të pabesisë në vitin 1830 duke u ofruar shqiptarëve bisedime, që përmes negociatave të kalojnë mosmarrëveshjet ndërmjet tyre. Ai i ftojë shqiptarët në shenjë nderimi për Paradë Ushtarake që do të organizohej nga Perandoria Osmane në fushën midis Ohrit, Manastirit dhe Resnjës, ku pastaj kinse do të inicohen edhe ca mosmarrëveshje për kapërcimin e tyre.

Ftesën e Mehmet Reshit Pashës e pranuan një numër mjaft i madh i kapedanëve, parisë dhe fisnikërisë shqiptare. Para kësaj ftese Zyliftar Bodo kërkoi që të bashkërendiste veprimet në çështjen kombëtare për pavarësinë e Shqipërisë me Bushatlinjët e Shkodrës, madje edhe me një shqiptar, Mehmet Ali Pashën, në Egjipt për t’i dhënë frymë pavarësisë. Në këto përpjekje për çështjen kombëtare ishte vrarë nga osmanët gjyshi i Ismail Qemalit, Ismail Bej Vlora.

Shqiptarët kishin shkuar me një pjesëmarrje mjaft të madhe, afro 1400 për të marrë pjesë në Paradë Ushtarake që po organizohej nga Mehmet Reshit Pasha, kinse për t’i nderuar dhe për t’iu dhënë fund mosmarrëveshjeve përmes bisedimeve. Ata ishin sistemuar në tribunë për të përcjellur Paradën Ushtarake të Perandorisë Osmane, Trupën Ushtarake gjatë parakalimit, por që ndodhi mashtrimi i pabesisë osmane, eprorët osmanë gjatë parakalimit të kësaj Trupe Ushtarake dhanë urdhër të kthehen kah tribuna ku ishin të ulur më se 1400 shqiptarë dhe të qëllonin mbi ta, Trupa Ushtarake qëllojë, duke mos lënë asnjë pjesëmarrës shqiptarë të gjallë. Nga kjo masakër e pabesë ndaj shqiptarëve shpëtuan vetëm ata kapedan shqiptarë që nuk i’u kishin përgjigjur ftesësë Mehmet Reshit Pashës. Ata ishin: Zyliftar Bodo, Tafil Buda, Rrapo Ekali, Çelo Picari, Dedë Gjo Leka, Hodo Ivica e të tjerë të cilët vazhduan përpjekjet për çlirim, por që me këtë masakër në Manastir ishte ngadalsuar shumë, pothuaj se për 50 vite, lëvizja çlirimtare shqiptare në përpjekje për pavarësi.

Perandoria Osmane ndaj shqiptarëve vazhdoi sundimin e tyre, edhe për një kohë, me një dhunë të papar brutale, por përpjekjet e shqiptarëve për liri ishin të pandërprera, gjithashtu ishin të pandërprera edhe sulmet nga të gjitha anët e shteteve fqinje kundër Perandorisë Osmane për t’i pushtuar trojet shqiptare, ku, osmanëve iu bë e pamundur ruajtja e një gjendje të tillë.

Meqenëse shtetet fqinje ishin pavarësuar dekada më parë me përkrahjen e Rusisë, ato ishin aftësuar në aspektin ushtarak, por edhe në lojën gjeo-politike të kohës, prandaj me planet e tyre copëtuan Shqipërinë duke i marrë më tepër se gjysmën e territoreve të tyre.

Lufta e pandërprerë e shqiptarëve dhe ndihma e Austro-Hungarisë, Gjermanisë e pjesërishtë edhe e Italisë e bëri që medoemos të ketë Shqipëri, por që kompromisi i bisedimeve të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve të Mbajtur në Londër i la gjysmën e territoreve shqiptare jashtë shtetit amë.