Ballina Aktuale Shefi i BE-së në Kosovë uron Vetëvendosjen, ia kujton përgjegjësitë që e...

Shefi i BE-së në Kosovë uron Vetëvendosjen, ia kujton përgjegjësitë që e presin

SHPËRNDAJE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të së dielës.

Szunyog ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitore në këto zgjedhje, ndërsa ia ka kujtuar se BE-ja pret nga ajo që të formojë shpejt Qeverinë dhe të punojë në agjendën evropiane, duke i vënë theks të dialogut me Serbinë.

“Urime Kosovës për organizimin profesional të zgjedhjeve dhe për pjesëmarrje aktive pavarësisht motit të keq dhe COVID-19. Ekspertët e BE-së do përgatisin raportin dhe rekomandimet. Urime për Vetëvendosjen. Presim që ajo të marrë përgjegjësi për formimin e shpejtë të qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe të punojë në agjendën e BE-së në lidhje me dialogun”, ka shkruar ambasadori Szunyog, raporton Zeri.info.

Gjatë ditës së sotme, reagime ka pasur edhe nga i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajaçak, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisionari Oliver Varhelyi, të cilët gjithashtu kanë vlerësuar procesin zgjedhor dhe kërkuar vazhdimin e dialogut me Serbinë./Zëri