Ballina Aktuale Borrelli uron Kurtin, thotë se pret bashkëpunim për ta mbyllur suksesshëm dialogun...

Borrelli uron Kurtin, thotë se pret bashkëpunim për ta mbyllur suksesshëm dialogun Kosovë – Serbi

SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka uruar Albin Kurtin për pozitën e tij të re si kryeministër i Kosovës, raporton Zeri.info.

Përmes urimit të tij, Borrelli thekson se pret nga Kurti bashkëpunim për ta mbyllur suksesshëm dialogun Kosovë – Serbi.

“Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Presim të punojmë së bashku për ta sjellë dialogun Beograd – Prishtinë në një mbyllje të suksesshme. Kjo është thelbësore për #Europeanpath. BE-ja mbështet plotësisht agjendën e reformave dhe trajtimin e COVID-19”, thuhet në urimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së. /Zëri/