Ballina Aktuale Lajçaku uron Kurtin, deklaron se BE-ja është e gatshme ta lehtësojë dialogun...

Lajçaku uron Kurtin, deklaron se BE-ja është e gatshme ta lehtësojë dialogun me Serbinë

SHPËRNDAJE

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ka uruar Albin Kurtin për pozitën e tij të re, raporton Zeri.info.

Lajçaku përmes këtij urimi ka theksuar se BE-ja është e gatshme që të lehtësojë dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Urime Albin Kurti në zgjedhjen tuaj si kryeministër. Ju uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE-ja është e gatshme ta lehtësojë dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thotë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun. /Zëri/