Ballina Lajme Nga Vendi IN MEMORIAM: SKENDER ISENI, INSTRUKTOR I VOZITJES

IN MEMORIAM: SKENDER ISENI, INSTRUKTOR I VOZITJES

SHPËRNDAJE

Skender Iseni (72), një nga instruktorët e parë të vozitjes në Bujanoc, ndërroi jetë ndërsa varrimi do të bëhet sot në Tërnoc, ku ai jetonte.

Aga Skender ishte instruktori i parë shqiptar i vozitjes, përmes trajnimit të të cilit kaluan shumë shoferë të brezave të vjetër nga Bujanoci dhe rrethina.

Ata që e njihnin thonë se ai ishte një instruktor i mençur dhe modest, por shumë rigoroz, kështu që ata që ai trajnoi tani janë shoferë të vërtetë dhe të kujdesshëm, njofton Jetapress.