Ballina Sport “Ai është dhuratë e madhe për ne”, Pochettino “harron” Messin

“Ai është dhuratë e madhe për ne”, Pochettino “harron” Messin

SHPËRNDAJE

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino e ka lavdëruar sulmuesin Kylian Mbappe pasi ai shënoi dy herë në fitoren 2-0 ndaj Reims në Ligue 1.

Pavarësisht lidhjeve me Real Madridin, reprezentuesi francez e filloi ndeshjen të dielën dhe siguroi tri pikët për skuadrën e tij me dy gola të realizuara.

Sidoqoftë, pasiguria vazhdon të mbetet mbi të ardhmen e Mbappes mes ofertave të vazhdueshme nga “Los Blancos” dhe me përfundimin e kontratës së tij që pritet verën e ardhshme.

Duke folur pas lojës, Pochettino tha:

“Ai është lojtari ynë. Por ju e dini tregun, është plot thashetheme. Presidenti dhe drejtori ynë janë shumë të qartë. Ai është këtu me ne dhe ne jemi të lumtur me të. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe është një dhuratë ta kemi atë me ne. ”

Paris-Saint-German ka fituar katër ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligue 1.