Ballina Sport A po rikthehet Sterling në Liverpooli!?

A po rikthehet Sterling në Liverpooli!?

SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Manchester Cityt po lidhet me një largim të mundshëm nga ekipi.

Raheem Sterling raportohet se nuk është aspak i lumtur tek Man City dhe ka kërkuar largimin.

Ishte Barcelona që përmendej se destinacion i mundshëm për të, por tani interesim për të ka shprehur edhe ish-skuadra e tij në të kaluarën, Liverpooli.

Sipas ‘Fichajes’, Liverpooli po synon që ta rikthejë në ekip yllin anglez dhe do të bëjë gjithçka për transferimin e tij vitin tjetër.

Sterling konsiderohet si futbollistë me tipare shumë të mira sulmuese, andaj Jurgen Kloop dëshiron ta ketë në ekip.

26-vjeçari, ka kontratë me ‘Citizens’ deri në vitin 2023, megjithatë pritet të largohet vitin e ardhshëm pasi nuk po ndihet i lumtur në ekip.

Anglezi këtë edicion ka luajtur 12 ndeshjen me kampionin e Anglisë në të gjitha garat, duke realizuar një gol e dy asistime.