Ballina Lajme “Ballkani i Hapur”, kreu i Dhomës Serbe të Tregtisë: Nismë vendimtare për...

“Ballkani i Hapur”, kreu i Dhomës Serbe të Tregtisë: Nismë vendimtare për mbijetesën e ekonomisë

SHPËRNDAJE

Nisma e Ballkanit të Hapur është proces vendimtar për mbijetesën e ekonomisë dhe vendeve të punës në rajon tha Marko Cadez kreu i Dhomës së Tregtisë Serbe. Sipas  tij Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duan të kenë në një leje unike pune duke nisur nga viti 2022.

Cadez thotë se rajoni ka probleme me fuqinë punëtore sepse tregu i punës po bëhet vërtet problematik. “Ne duhet të gjejmë, për të zgjeruar vendet e punës, për të krijuar vende të reja pune, duhet të kemi një hapësirë ku do të realizojmë ato punë dhe njerëz me të cilët ne do t’i realizojë ato punë“.

Ai theksoi se ideja është që “të bëjmë bashkëpunim dhe ta trajtojmë njëri-tjetrin sikur të jetonim një ekonomi”. “Transporti po shtrenjtohet, por mes tre vendeve, pritja e kamionëve, e mallrave është shkurtuar dhe kjo me të vërtetë u kurseu para kompanive”, tha Marko Cadez.

Do të miratohet një udhërrëfyes me detyra shumë specifike, që asnjë kamion të mos ndalet më në kufi dhe kjo është ajo që na mundëson të rritemi, mundëson rritjen e ekonomisë, theksoi Chadez.

Chadez tha se me nismën Ballkani i Hapur, rajoni ka një bazë shumë të mirë për investime të reja, pasi investitorët e huaj nuk shikojnë vetëm një vend, por shikojnë një rajon që ose ka ose nuk ka kushte të mira. Në takimin e sotëm janë të pranishme 22 kompani nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që merren nga fusha të ndryshme nga prodhimi bujqësor, industria metalike, elektronika, informatika, ndërtimtaria.