Ballina Lajme Dimitrov: ‘Ballkani i Hapur’ nismë e rëndësishme, Maqedonia e Veriut nuk mund...

Dimitrov: ‘Ballkani i Hapur’ nismë e rëndësishme, Maqedonia e Veriut nuk mund të mungojë

SHPËRNDAJE

Zëvendësi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nisma e “Ballkanit të Hapur” është shumë e rëndësishme.

Në fjalën e tij ai tha se Maqedonia e Veriut nuk mund të mungojë në këtë nismë, pasi sipas tij “Ballkani i Hapur” përmbush vizionin e krijuesve të Bashkimit Evropian.

“Gjendemi në një situatë komplekse, por kjo nismë është shumë e rëndësishme dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes që të mungojmë në këto takime. Kufijtë nuk kanë rëndësi dhe për rrjedhojë bashkëpunimi për Ballkanin e Hapur është përmbushja e këtij vizioni. Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin ashtu siç kujdesemi për vendin tonë. Kjo nismë është pikërisht për këtë gjë, për të pasur një bashkëpunim dhe një treg të përbashkët, e të ndihmojmë njëri-tjetrin për të përballuar katastrofat natyrore”, tha Dimitrov.

Më tej numri dy i qeverisë së Maqedonisë së Veriut tha se “ne duhet të bëhemi një rajon që nuk krijon probleme, por është një rajon që jep zgjidhje”.