Ballina Aktuale Shaqiri: Takohen Kamberi dhe Mustafa, tema e diskutimit Lista e Përbashkët dhe...

Shaqiri: Takohen Kamberi dhe Mustafa, tema e diskutimit Lista e Përbashkët dhe unifikuese për zgjedhjet parlamentare në Serbi

SHPËRNDAJE

Qenka thirrur një takim i liderëve të partive politike sonte në ambientet e komunës së Preshevës, nga ana e deputetit Shaip Kamberi, njëherit kryetar i PVD-së dhe i akuzuar për korrupsion; ku tema e diskutimit na qenka Lista e Përbashkët dhe unifikuese për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Pa asnjë shpjegim nga nikoqiri i këtij takimi nuk është thirrur ALTERNATIVA, si partia më e madhe në skenën politike shqiptare në serbi.

Listë unifikuese dhe të përbashkët nuk mund të ketë nëse ALTERNATIVA nuk është pjesë e kësaj nisme. Këto kalkulime dhe makiacione që po tenton të i bëjë Kamberi bashkë me Ragmi Mustafën, e që është risi në këto zgjedhje që po na merrka pjesë, nuk do ju shkojnë mbarë.

Lista e unifkimit në 2020, Alternativa Demokratike Shqiptare prap duhet të jetë në koordinim me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, dhe të vlej prap i njëjti rregull, ku fuqia më e madhe në Luginë do jetë i pari në list!

Almin Shaqiri, Nënkryetar i Alternativës për Ndryshim