Ballina Aktuale Vallet tradicionale dhe dallimet mes vallëzimit mashkullorë dhe femërore

Vallet tradicionale dhe dallimet mes vallëzimit mashkullorë dhe femërore

SHPËRNDAJE

Vallet e burrave dhe te grave kanë dallim të madh, prandaj, tradicionalisht janë ruajtur në kulturën dhe traditat shqiptare dhe është një vlerë specifike kombëtare.

Vallet e burrave tregojnë, karakterin, qëndrimin, aftësinë, forcën, guximin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës së vendbanimit nga vjen! Vallëzimi na tregon më së miri sesa ne e kultivojmë kulturën dhe traditën tonë kombëtare, e jo patriotizmi i rrejshëm i zuzarëve që e rrënojnë ditë e natë kulturën e popullit!

Kush janë ata që na kanë bërë traditën dhe kulturën e popullit tallave? Janë politikanët me sistemin shumë partiak janë të parët, madje pasojnë, modernistët, tregtarët, biznesmenët, humoristët, muzikant, këngëtarët, mediat, femrat që kanë dominuar me vallet femërore nëpër dasma e me pak kanë këtu ndikim hoxhallarët.

Vallet tradicionale tregojnë më së miri dallimin ndërmjet vallëzimit mashkullorë dhe femërore, e që nuk mund të krahasohen me specifikat e tyre si p.sh. te mashkulli, forca e mashkullit, kërcimi dhe qëndrimi, ndërsa te femra është, butësia, mirësia dhe bukuria. Mjerisht, femrat shqiptare kanë dominuar në vallet e traditës kombëtare, duke i devijuar dhe mashtruar ekstremisht meshkujt me dridhjet dhe përdridhjet e të pasmeve, ku kanë lëne pasoja negative tek vallet shqiptare./N.S./