Ballina Aktuale MYFTIU I MESHIHATIT TË BIPBM- së PRITET NGA AMBASADORI TURK NË BEOGRAD

MYFTIU I MESHIHATIT TË BIPBM- së PRITET NGA AMBASADORI TURK NË BEOGRAD

SHPËRNDAJE

Myftiu i Meshihatit të BIPBM-së si dhe kryetarë i Këshillit të Bashkësisë Islame te Presheves, Mr. Nexhmedin ef. Ademi, dje ishte në vizitë te ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd z. Hami Aksoy. Së bashku me ambasadorin në takim ishin edhe drejtori i TIKA – s, z. Mehmet Mene Aniq dhe pērfaqësuesi për çështje sociale dhe fetare (muşaviri) i DIYANETIT pranë ambasadës turke z. Ertuğrul Coşkun.

Myftiu ef. Ademi ambasadorin z. Aksoy e informoi për organizimin fetar në Luginë të Preshevës. Ai theksoi se duhet të respektohen veçantitë autentike, autoktone dhe autonome të regjionit të Luginës së Preshevës. Prandaj në këtë drejtim bashkëpunimi vëllazëror me qytetarët e Luginës së Preshevës duhet të ngritet në nivele më të larta.

Me muşavirin z. Coşkun u diskutua për realizimin e projekteve të përbashkëta të DIYANETIT me Bashkësinë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë. Trashëgimia e përbashkët kulturoro- historike nga periudha osmane, kultivimi i traditës islame si pjesë e kësaj trashëgimie do të mbeten interes i rëndësishëm i projekteve të përbashkëta. Bashkësia Islame do të luaj rolin e saj në forcimin e paqes dhe harmonisë në mes popujve pavarësisht përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze. Mësimet e islamit në qendër të vëmendjes kanë paqen mirëkuptimin dhe tolerancën. Ftesa për paqë, tolerancë dhe mirëqenie në këto momente është më se e nevojshme në dobi të mirëqenies njerëzore.

Në takim të përbashkët me ambasadorin ishin edhe Kryetarja e Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani dhe përfaqësuesi i zyrës për zhvillim ekonomik z. Besim Shabani.z. Ademi ftoi ambasadorin së bashku me përfaqësuesit ambasadës ta vizitojnë Luginën e Preshevës dhe Bashkësinë Islame. Njofton Qendra për Informim pranë Bashkësisë Islame për Preshevë.Bujanoc dhe Medvegjë.