Ballina Lajme Nga Vendi Kualicioni i pushtetit të Bujanocit PVD-PD, shkatërron kualicionin Shqiptarë të Luginës...

Kualicioni i pushtetit të Bujanocit PVD-PD, shkatërron kualicionin Shqiptarë të Luginës i cili ishte themeluar në Tiranë, Presheva mbetet në periferi

SHPËRNDAJE

Përmes një njoftimi për opinion, Partia për Veprim Demokratik, bënë të ditur se dje, është arritur marrëveshja për listë të përbashkët me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik.

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e PVD-së.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë:

KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS

Arrihet Marrëveshje për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti.

Marrëveshja e nënshkruar sot është rezultat i bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare si përgjigje për përfaqësim dinjitoz dhe profesional në nivelin parlamentar dhe si vazhdimësi e betejës politike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik
Shërbimi për informim