Ballina Aktuale Kujt po ia vret syrin Klubi i Boksit “Tërnoci”?!

Kujt po ia vret syrin Klubi i Boksit “Tërnoci”?!

SHPËRNDAJE

Siç është i njohur opinion Klubi i Boksit “Tërnoci” ekziston dhe funksionon qe 30 vite, duke iu falënderuar themeluesit të tij prof. Ridvan Imeri. Po ashtu edhe godinën ku zhvillohet veprimtaria e këtij klubi, është ndërtuar me kontributin e prof. Ridvanit dhe vëllezërve të tij.

Nëpër dyert e Klubit të Boksit “Tërnoci” me seli në Tërnoc, kanë hyrë dhe kanë dalur duke ushtruar me qindra boksierë. Ky klub nën udhëheqjen e trajnerit Ridvan Imeri, krijoi edhe boksierë reprezentues dhe profesionalë, ku sot boksojnë në arenën ndërkombëtare.

Mirëpo, ka disa vite që klubi ballafaqohet me vështirësi të mëdha financiare e sidomos nën udhëheqjen e pushtetit lokal të kryetarit Nagip Arifi.

Klubi i Boksit “Tërnoci”, në mandatin e pushtetit të ish kryetarit të komunës Shaip Kamberi, ka pasur buxhetin në lartësi prej 500 mijë din, gjë që kanë mjaftuar për një meç tradicional, që po mbahet një herë në vit. Por çka është më interesant, mjerisht tragjike, në pushtetin e Nagip Arifit, buxheti i klubit është zvogëluar për 200 mijë din, pra në 300 mijë din, që janë për gjysmë meçi.

Athua paska njerëz të tillë, që punën 30 vjeçare, duan ta shuajnë dhe t’i kthejnë prapa? Shtrohet pyetja përse vallë? Kur kjo shkon në dobi të komunës. Kur dihet se çdo vit në këtë komunë prezantojnë pjesëmarrës të lojërave olimpike.

Mbetet 12 marsi i paharruar i këtij viti, ku në këtë organizim të turneut tradicional, nuk prezantuan asnjë përfaqësues komunal. Më befasoi mos prezenca e ish deputetit Shaip Kamberi, sepse në të shumtën e rasteve më parë ka qenë i pranishëm. Por, më duket se kësaj radhe është i infektuar me sëmundjen e Nagip Arifit.

Shpresoj që të shërohen sa më shpejt dh eta marrin punën me seriozitet dhe mos ta dëmtojnë sportin me vetqëllim se populli nuk do t’i harroj këto veprime që shkojnë në dëm të sportistëve, tha për Jetapress, trajneri i Klubit të Boksit “Tërnoci”, prof. Ridvan Imeri.