Ballina Lajme Nga Bota Vendimi i Arabisë Saudite për Umren dhe Haxhin

Vendimi i Arabisë Saudite për Umren dhe Haxhin

SHPËRNDAJE

Arabia Saudite njoftoi se kërkesa për
vaksinim, test PCR dhe karantinë për vizitat në Umra dhe Haxh është hequr plotësisht, njofton Kosova Post.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite, thuhet se kandidatët për pelegrinët e Haxhit dhe Umrasë që vijnë nga jashtë vendit mund të hyjnë në vend pa pasur nevojë për vaksinim, PCR dhe karantinë.

Ministria deklaroi se pelegrinët dhe vizitorët e pavaksinuar do të lejohen të hyjnë në Arabinë Saudite.